Kostumet më të mira që ju "hollojnë" dhe ju mbushin plot vetëbesim në plazh

  • 23 June 2017 - 15:31
Kostumet më të mira që ju

Ju nuk duhet lejuar që pakënaqësia me trupin t'jua prishë ditët në plazh apo t'ju shtyjë të mbuloheni në diell. Bikinet që ju paraqesin të dobët mjaftueshëm ju japin vetëbesimin dhe do të jeni një shpirt plazhi.

KOSTUMI NJËPJESËSH I KRYQËZUAR NGA LART

Jo vetëm se ky kostum është në modë, por sa hap e mbyll sytë për disa kilogramë ju paraqet më të hollë. Ky kostum bën që linjat tuaja të theksohen aty ku ju dëshironi. Dhe, natyrisht, e zeza gjithmonë është zgjedhja më e mirë. 

Image

 

KOSTUMI NJËPJESËSH KONVERTIBIL

Ky është një opsion i hatashëm për të gjitha ato femra që nuk dëshirojnë ato linjat e mërzitshme të nxirjes që rripat e kostumit i krijojnë. Ky kostum klasik vjen komplet me kontrollin e barkut që ju lë të ndiheni më e shumë vetëbesim në pishinë apo në plazh. 

Image

KOSTUMI NJËPJESËSH ME ZBUKURIM NGA PËRPARA

E kaltra e bukur e këtij kostumi paraqet ujërat e kristalta në oqean, me përparësen e përdredhur që ju bën të dalloheni nga turma me kostume të tjera. Efekti hollues këtu ofrohet nga zbukurimi i rrudhosur në bel që i mbulon "mëkatet".

Image

KOSTUMI NJËPJESËSH PËR BUKUROSHET "PLUS-SIZE"

Mos lejoni që linjat e bukura të shkojnë dëm këtë verë. Ky kostum është i dizajnuar për t'i theksuar asetet më të mira të figurës "plus size", duke krijuar një zgjedhje të hatashme, dhe më e mira është ngjyra e kuqe e zjarrtë. 

Image

KOSTUMI NJËPJESËSH ME LAK

 

Sa më shumë lak me cilësi të lartë dhe me stilin me jakë, është kostumi i përsosur për zonjat që duan të fshehin pak lëkurë, por se faktori kontrollimit të trupit përmes dizajnit ju bën më të hollë dhe dukje sa më me stil. 

Image

KOSTUMI NJËPJESËSH ME RRIPA

 

Gjithmonë mund të mbështeteni te brendi "Ralph Lauren", i cili vjen gjithmonë me më të mirat dhe ky kostum i bukur kompleton kontrollin ndaj stomakut, që vjen në shumë ngjyra, që do t'i shkojë për shtati edhe personalitetit tuaj. 

Image

KOSTUMI/FUSTAN PËR KONTROLLIN E BARKUT, PËR BUKUROSHET "PLUS-SIZE"

Për bukuroshet që dëshirojnë pak më shumë mbulesë në formë të një fustani, atëherë "Gottex" vjen me këtë kostum/fustan shumë seksi, që i ofron përkrahje mbarë trupit, përkrahje që e keni kërkuar. 

Image