Kështu shërohet lëkura e djegur në diell

  • 24 June 2017 - 08:30
Kështu shërohet lëkura e djegur në diell

Nuk keni pasur kujdes derisa ishit në plazh dhe jeni djegur?

Çfarë të bëni më shpejt për të shëruar lehtë lëkurën? Ja disa nga mënyrat, që mund ta shëroni lëkurën

Uji

Para se të bëni diçka tjetër, pini një gotë të madhe me ujë. Në këtë mënyrë më së shpejti do të shëroni lëkurën e skuqur dhe të irrituar, gjatë ditës pini së paku tetë gota ujë. MST/ Kompresat e ftohta Një peshqir të pastër e lagni me ujë dhe e aplikoni aty ku keni të djegura. Vaji i kamomilit Mbusheni vaskën me ujë të ftohtë dhe shtoni disa pika vaj esencial të kamomilit, trasmeton gazeta Kosova Sot

Përgatitni kubëza akulli me aloe vera

Mbusheni një enë plastike për akull me ujë dhe në secilën kubëz hidhni nga disa pika vaj aloe vera. E vendosni në ngrirës dhe për disa orë do të fitoni preparat natyral për zbutjen e dhimbjeve. Jogurti Të gjithëve u është i njohur tretmani - lyeni hapësirat e djegura me jogurt. Ftohni shtëpinë Ftohni hapësirën, në të cilën gjendeni në mënyrë, që lëkura të ftohet në mënyrë natyrale.

Aloe vera

Merrni një gjethe të bimës aloe vera dhe e shtrydhni lëngun e saj dhe e aplikoni në hapësirat e djegura të trupit. Vitamina E Për çdo ditë merrni vitamina E, sepse është antioksidues natyral që zvogëlon inflamacionet. Vaji i kokosit Lëkurën e djegur ta lyeni me vaj kokosi, por mos dilni në diell. 

(Kosova Sot)