Përgatitini vetë maskat me dredhëza

  • 24 June 2017 - 19:11
Përgatitini vetë maskat me dredhëza

Antioksiduesit në dredhëza ndikojnë të keni lëkurë të shëndetshme dhe rrezatuese. Provojini këto maska me dredhëza. Ndërsa që vetitë shëruese të dredhëzave do t'jua kthejnë më së miri. Antioksiduesit në dredhëza ndikojnë që lëkura juaj të jetë e hidratuar, janë ideale për lëkur të ndjeshme dhe zbutin irritimet. Blini dredhëza të freskëta dhe lexoni si t'i përgatisni disa nga recetat e bukurisë, transmeton gazeta Kosova Sot.

Image

PËR LËKURË NORMALE

Nëse lëkura juaj është normale, por ka nevojë për pak hidratim, kjo maskë është e duhura për juve. Nëse nuk jeni të sigurt se çfarë lloji të lëkurës keni, të yndyrshme, të thatë apo normale, mund ta zbuloni me testin me letër apo pëlhurë të hollë Përzieni 6 dredhëza dhe shtoni gjysmë gotë jogurt në përzierje. Shtoni edhe ¼ e gotës mjaltë dhe përzieni përbërësit mirë. Aplikojeni përzierjen në lëkurë dhe e lini për 20 minuta, para se ta shpëlani me ujë të ftohtë. 

Image

PËR LËKURË TË THATË

Ky është ilaçi për ata me lëkurë të thatë. Vitamina E në dredhëza mundet të ndihmojë në hidratimin e lëkurës së irrituar. Mjalti është shumë hidratues dhe mango është e mbushur me vitamina C, për ta bërë lëkurën më të ndritshme. Shtypni 5-6 dredhëza për të formuar pastë dhe shtoni 2 lugë të mëdha mjaltë. Më pas shtoni një mango të shtypur dhe një lugë vaj ulliri në përzierje. Përzieni përbërësit mirë. Aplikojeni maskën në fytyrë, e lini për 15 minuta dhe më pas e shpëlani me ujë të ftohtë. 

Image

PËR LËKURË T Ë KOMBINUAR

Ja një maskë edhe për ata që kanë akne dhe lëkurë të kombinuar. E përgatitur me xhel nga aloe vera, posedon substanca kundër baktereve që ndihmon në shërimin e akneve. Po ashtu, provoni vetitë shëruese të bimës aloe që vepron te të gjitha llojet e lëkurës. Shtypni 5 dredhëza dhe i kombinoni mirë me një lugë xhel aloe vera. Aplikoni një shtresë të hollë duke shmangur hapësirën përreth syve. E lini për 15 minuta dhe e fshini me një peshqir të lagur me ujë të ngrohtë. 

(Kosova Sot)