Karrotë dhe mjaltë kundër akneve

  • 25 June 2017 - 11:30
Karrotë dhe mjaltë kundër akneve

Keni probleme me akne? Kjo është zgjidhja për ju! Kjo është një maskë kundër lëkures me yndyrë dhe me akne.

Përbërësit:

1 karrotë

1 lugë mjaltë

Merrni një karrotë, qërojeni, pastaj grijeni. Hidhni karrotën në një tas, shtoni pastaj mjaltin, përzijeni mirë me një mikser deri sa të shkrihen së bashku.

Maskën e përgatitur e vendosni në fytyrë dhe e lini të qëndrojë 10 minuta. Pastaj shpërlani fytyrën me ujë të vakët dhe lyeni fytyrën me një krem hidratues.

Kjo maskë shërben edhe për ato femra që kanë probleme me aknet.