Me maska shtëpiake dhe foli të tejdukshme nis 'lufta' me celulitin

  • 26 June 2017 - 09:07
Me maska shtëpiake dhe foli të tejdukshme nis 'lufta' me celulitin

Maskat me mjaltë dhe limon, kafe, aloe vera, vajra eterikë dhe vaj ulliri për lëkurë më të mirë

Në krijimin e celulitit ndikojnë ndryshimet hormonale, faktorët gjenetikë, atrofia e muskujve që e mbajnë lëkurën, ndryshimet e shpeshta të peshës, ngadalësimi i metabolizmit dhe rrobat shumë të ngushta.

Maska me limonë dhe mjaltë

Përbërësit: 1/2 limoni, 5 lugë të vogla mjaltë, 2 lugë kripë të trashë. 

Masa e përzier fërkohet në vendet me celulit dhe mbështillet me foli. Pas 20 minutave hiqet folia, e më pas këmbët bëhen masazh me furçë druri ose plastike. 

Ka efekt të shkëlqyer në zbutjen e lëkurës dhe nxitjen e qarkullimit në shtresat e thella ku mblidhet dhjami.

Maska me vajra esencialë dhe argjilë

Përbërësit: 5 pika vaj livande, 100 g argjilë të gjelbër, 10 lugë xhelatinë aloe vera. 

Përzini krejt me lugë plastike. Qitni në pjesët me celulit, lyeni mirë dhe mbështillini me foli plastike.  Lini ashtu 10 minuta. Kjo maskë nxit qarkullimin, por edhe djegien e masave të dhjamit, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Maska me kafe

Përbërësit: 5 lugë telve kafeje turke, 150 g kripë deti dhe dy lugë të vogla vaj ulliri. 

Përzini të gjitha dhe vini në kofshë prapa dhe në prapanicë. Mbështillini me foli të tejdukshme dhe lini të veprojë gjysmë ore. Procedurën përsëriteni çdo mbrëmje dy javë, e pasi ta hiqni folinë maskën shpëlajeni me ujë ftohtë.

Maska me kombinimin e vajrave eterikë 

Përbërësit: Tetë pika vaj grejpfruti, dy pika vaj livande, dy pika vaj halthi, dy pika vaj kleke dhe dy pika vaj maraqi përzini me 50 ml vaj bademi si vaj bazik. 

Çdo mbrëmje bëni masazh lëkurën me përzierjen e vajrave eterikë dhe mbuloni me foli të tejdukshme 1 orë. Kjo nxit djegien e dhjamit dhe 'hekurosjen' e shtresave të dhjamit të lëkurës me ngjyrë portokalli.

(Kosova Sot)