Kërkojeni zgjidhjen e problemeve të bukurisë te uthulla e mollës

  • 26 June 2017 - 15:25
Kërkojeni zgjidhjen e problemeve të bukurisë te uthulla e mollës

Nuk keni nevojë të shpenzoni shuma të mëdha parash për produkte të bukurisë, kur zgjidhja e shumë problemeve gjendet në kuzhinën tuaj. Përveç shijes mbresëlënëse që ka, uthulla e mollës mund të përdoret edhe për trajtimin e shumë problemeve në rutinën tuaj të bukurisë, disa prej të cilave i kemi renditur më poshtë

1. TRAJTIMI I FLOKËVE 

Uthulla e mollës mund të përdoret për krijimin e produktit natyral për trajtimin e flokëve. Vetëm tretini dy lugë gjelle uthull molle në 250 mililitra ujë dhe me përzierjen e fituar trajtojini flokët. Mos u merakosni, aroma e uthullës largohet shpejt. 

2. DJEGIET E LËKURËS NGA RREZET E DIELLIT 

 Kurimi më i mirë për djegiet e lëkurës nga rrezet e diellit është që të mos digjeni fare, mirëpo nëse e harroni kremin për mbrojtje nga dielli dhe digjeni, atëherë pjesën e djegur të lëkurës trajtojeni me përzierjen që fitohet nga tretja e 150 mililitrave të uthullës së mollës me një litër ujë.

4. TRAJTIMI I ZBOKTHIT 

Një tjetër përdorim i uthullës së mollës është trajtimi i zbokthit. Para se t'i pastroni flokët, krijoni një përzierje duke përdorur sasi të njëjtë të ujit dhe uthullës së mollës, ose thjesht shtoni një lugë çaji uthull molle në shamponin tuaj të zakonshëm. 

7. UTHULLA E MOLLËS SI PIJE 

Ndonëse nuk do të dëshironit ta pini uthullën e mollës si të thatë, për shkak të vetive të saj rekomandohet që uthulla e mollës të konsumohet pasi të përzihet me ujë ose me lëngun tuaj të preferuar. 

5. TRAJTIMI I FYTYRËS 

Ky produkt çudibërës mund të përdoret edhe për trajtimin e lëkurës së fytyrës, pa marrë parasysh se çfarë lëkure keni. E tëra që ju duhet është përzierja e fituar nga një pjesë uthull molle me katër pjesë ujë. Nëse keni lëkurë të thatë, në vend të ujit duhet të përdorni çaj kamomili, ndërsa për lëkurë të yndyrshme duhet të përdorni çaj roibosi (bimë afrikane). Për t'u mbrojtur nga plakja e parakohshme, uthullën e mollës duhet ta përzieni me çaj të gjelbër. 
(Kosova Sot)