7 MËNYRA PËR HUMBJE TË PESHËS PA IU NËNSHTRUAR DIETAVE

  • 23 July 2017 - 21:59
7 MËNYRA PËR HUMBJE TË PESHËS PA IU NËNSHTRUAR DIETAVE

Disa njerëz nuk besojnë që dietat janë funksionale dhe një trajner palestre i ka dhënë disa këshilla, të cilat mund t'iu ndryshojnë jetën pa iu përmbajtur asnjë diete. Më poshtë kemi dhënë mënyrën për të humbur peshë pa iu përmbajtur dietave, të cilat të shumtën e herëve bëjnë që ju të lodheni dhe të shkatërroheni.

1. 'LUFTOJENI' GJENETIKËN TUAJ! Sipas gjenetikës, ne të gjithë i përkasim njërit prej llojeve të metabolizmit. Kemi metabolizëm të shpejtë, të mesëm ose të ngadaltë, mirëpo kjo nuk do të thotë që ne duhet të mbesim në peshë të njëjtë gjatë gjithë jetës. Luftojeni metabolizmin tuaj të ngadaltë duke u ushqyer me më shumë ushqime të shëndetshme dhe duke bërë më shumë ushtrime. Pra, mund ta ndryshoni gjenetikën tuaj dhe të përfitoni me humbje të peshës pa iu përmbajtur dietës.

2. BËNI MË SHUMË AKTIVITETE! Ndaloni së qëndruari në një vend dhe filloni të bëni aktivitete fizike. Nëse filloni të bëni ushtrime fizike nga 45 minuta deri një orë brenda ditës dhe katër deri gjashtë ditë në javë ju do të vëreni rënie drastike të peshës. Andaj mos hezitoni, filloni me ushtrime!

3. USHTRONI ME MË SHUMË INTENSITET! Hulumtimet e fundit kanë treguar që ushtrimet më intensitet më të lartë kanë ndikim më të madh në humbje të peshës. Atëherë, çfarë prisni? Filloni të shtoni intensitetin e ushtrimeve tuaja dhe nëse nuk mund ta bëni një gjë të tillë menjëherë, provoni ta bëni me intervale të ndryshme.

4. USHQEHUNI SHËNDETSHËM! Nëse nuk jeni në dietë nuk do të thotë që mund të hani gjithçka në çdo kohë, keni kujdes me zgjedhjen e ushqimit. Ushqehuni me ushqime të lehta dhe më perime, drithëra dhe fruta dhe kurrë mos hani pas orës 20:00.

5. BËNI NDRYSHIME TË VOGLA Ndryshimet e vogla bëjnë dallime të mëdha, atëherë pse nuk po i bëni këto ndryshime? Ndryshoni pamje e frigoriferit tuaj duke e mbushur më pemë dhe perime. Ndajeni një dhomë të shtëpisë për ushtrime. Nëse nuk keni mundësi të blini pajisje të palestrës, atëherë ka shumë ushtrime që mund të bëhen pa pajisje të veçanta dhe luajnë një rol shumë të madh në humbje të peshës.

6. PINI MË SHUMË UJË! Nëse pini më shumë ujë do ta ndieni më pak urinë, do të keni më shumë energji dhe kjo gjë ndikon drejtpërdrejt në humbje të peshës. Bazuar në disa hulumtime, ju duhet të pini 2-3 litra ujë në ditë, sasi kjo që duhet shtuar në ditët e nxehta dhe në kohën kur jeni duke bërë ushtrime.

7. MBËSHTETJA E SHOKËVE DHE SHOQEVE Miqtë me formë të mirë të trupit janë shumë të rëndë- sishëm. Miqtë që kanë trup të mirë janë shumë mbështetës dhe kanë dëshirë që edhe ju të arrini formë të përafërt. Nëse jeni përafërsisht në gjendje të njëjtë më miqtë tuaj dhe jeni të dedikuar në humbje të peshës, ju do të mbështetni njëri-tjetrin për arritjen e qëllimeve

(Kosova Sot)