Kremi shtëpiak me katër përbërës

  • 16 August 2017 - 08:31
Kremi shtëpiak me katër përbërës

Kremi shtëpiak për fytyrë bazohet në përbërës natyralë, e për këtë arsye është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës. Përveçqë i redukton rrudhat, ai e qetëson, hidraton dhe forcon strukturën e saj. Me kalimin e viteve, lëkura në mënyrë natyrale e humb elasticitetin, e për këtë arsye paraqiten rrudhat e imëta, të cilat nganjëherë nuk mund t'i mënjanojë as kozmetika më e shtrenjtë. Megjithatë, në kohët e fundit një krem shtëpiak dhe krejtësisht natyral ia ka dalë që të ofrojë rezultate fantastike, siç janë hidratimi, reduktimi i rrudhave dhe ngadalësimi i plakjes së lëkurës. Kremi përgatitet në shtëpi, e ajo që duhet theksuar është se përbërësit e saj janë të sigurt, si dhe të përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës. Rezultatet janë të dukshme pas shtatë ditëve, trasmeton gazeta Kosova Sot

PËRBËRËSIT: - 1 lugë me vaj ulliri - 1 të verdhë të vezës - 1 lugë e vogël me mjaltë dhe - 2 lugë të vogla me vazelinë

PËRGATITJA: Shkrijeni vazelinën me ndihmën e avullit të ujit. Pas pak minutave, gradualisht i shtoni përbërësit e tjerë, duke i përzier gjatë tërë kohës deri kur të formohet një masë homogjene. Përzierjen e fituar e qitni në kutinë e ndonjë kremi të vjetër.

PËRDORIMI: Kremin shtëpiak e aplikoni në lëkurë me lëvizje të lehta. Pas 30 minutave e hiqni kremin me një leckë të lagët. Kremin ruajeni në frigorifer.

(Kosova Sot)