< Kuzhina, ilaçi i lëkurës suaj - Femra - Kosova Sot
Kuzhina, ilaēi i lėkurės suaj

Kuzhina, ilaēi i lėkurės suaj

Me ndihmën e disa përbërësve, të cilët sipas të gjitha gjasave i keni në kuzhinën tuaj, mundeni thjesht t’i kopjoni disa prej produkteve më të popullarizuara për kujdes ndaj lëkurës.

1. Vaji i ullirit

Qiteni vajin e ullirit në një shishe spërkatëse, e qitni në shuplakë, e më pas në zonat e thara të lëkurës.

2. Vaji i kokosit dhe sheqeri

E përzini një lugë me vaj kokosi me një lugë sheqer, por këtë e bëni sa më me kujdes. Sheqeri nuk duhet të shkrihet tërësisht. Këtë përzierje mund ta përdorni si piling për buzë, të cilin gjithashtu duhet ta bëni sa më me kujdes.

3. Qumështi dhe xhelatina

E përzini një lugë me xhelatinë me një lugë me qumësht. Më pas e ngrohni në furrë me mikrovalë për 15 sekonda. E aplikoni në tërë fytyrën dhe pritni që përzierja të thahet si maska e zakonshme e fytyrës.

4. Vaji i kokosit, mjalti dhe kafeja e bluar

Në temperaturë të ulët, e shkrini një filxhan të vogël me vaj kokosi. Në të e qitni edhe një lugë me mjaltë dhe gjysmë filxhani me kafe të bluar. E përzini deri në momentin kur masa të ngrohet. Pasi që të ftohet, e aplikoni në trup si piling, e më pas e shpëlani mirë. (Kosova Sot)

18 orë e 10 minuta më parë