< Si ta parandalojmë aromën e pakëndshme të trupit? - Femra - Kosova Sot
Si ta parandalojmė aromėn e pakėndshme tė trupit?

Si ta parandalojmė aromėn e pakėndshme tė trupit?

Gjatë stinës së verës temperaturat rriten gradualisht, e djersitjen në mënyrë praktike është e pamundur ta shmangim. Megjithëse djersitja është krejt normale, pasi që rregullon temperaturën e trupit, djersitja e tepërt mund të jetë aspak e këndshme, por mund të jetë edhe shenjë e problemeve shëndetësore.

 Djersitja e tepërt

Ekzistojnë gjëra të caktuara për të cilat kurrë nuk do të mendonit se do të shkaktonin djersitjen, e disave djersitjen jua shkaktojnë pijet me kafeinë, ushqimi tepër i erëzuar dhe ilaçe të caktuara. Djersitja e tepërt nuk është problem i vogël, por ngushëllohuni sepse nuk jeni të vetmit. Djersitja përbëhet kryesisht nga uji, por gjithashtu përmban sheqer, kripë dhe kemikate, si amoniaku për shembull. Zakonisht nuk ka aromë, por kur të përzihet me baktere, të cilat janë në lëkurë, shkaktohet një aromë aspak e këndshme, që shumicën e nejçëve i mundon.

Ekzistojnë dy lloje të ndryshme të gjëndrave të djersitjes, të cilat quhen gjëndrat ekrine dhe apokrine. Gjëndra ekrine në djersitjen e trupit të njeriut janë midis dy dhe pesë milionë, e më së shumti janë në pjesën e poshtme të shputës së këmbës dhe në shuplakat e dorës, e prodhohen prej djersës së ujit në mënyrë që ta ftohin trupin. Gjëndrat apokrine, përkatësisht të ashtuquajturat 'gjëndra aromatike' ka më pak, janë të përqendruara në kokë, ije dhe sqetull, e prej tyre sekretohet djersa që shkakton aromë aspak të këndshme. Qimet në trup gjithsesi se mund ta shtojnë aromën e pakëndshme. Ajo që shkakton aromën jo të mirë nuk janë djersët, por bakteret. Pasi që bakteret t’i thyejnë yndyrat në djersë, shfaqet ajo aroma e njohur, e keqe. Marrë parasysh se sa më shumë qime keni në trup, bakteret kanë më shumë sipërfaqe ku të gjejnë strehë, e me vetë këtë edhe aroma është më intensive.

Deodoranti parandalon sekretimin e djersës

Njëra ndër mënyrat më të mira për largimin e aromës dhe djersës është deodoranti tub.  Në fakt, deodoranti parandalon sekretimin e djersës dhe maskon aromën natyrale të trupit, madje edhe nëse jeni djersitur.  Tretmani te mjeku mbetet edhe një alternativë tjetër. Në rastet ekstreme, deodorantët nuk bëjnë punë, e ekziston mundësia e injektimit të botoksit. Ky veprim parandalon punën e gjëndrave të djersës, përderisa ky proces duhet të përsëritet çdo dy apo tre muaj. Në aromën  trupit, e cila sekretohet, natyrisht se rol luan edhe ushqimi që e hani. Hudhrat, qepa dhe këri janë padyshim ushqimet që shtojnë aromën e pakëndshme të trupit. Po ashtu, aromë aspak të këndshme shkakton edhe alkooli dhe perimet e gjelbra dhe në masë të madhe mishi.

 (Kosova Sot)

9 orë e 7 minuta më parë