Zbutni lëkurën me vaj kokosi dhe xhel të aloe verës

  • 08 September 2017 - 23:03
Zbutni lëkurën me vaj kokosi dhe xhel të aloe verës

Nuk keni nevojë të shpenzoni një mal me para në blerjen e zbutësit të shtrenjtë të lëkurës kur një të tillë, madje shumë më efektiv, mund ta krijoni duke përdorur vaj kokosi dhe xhel të aloe-verës. Vaji i kokosit ka veti zbutëse dhe si i tillë futet thellë në lëkurë, duke e zbutur atë. Për më tepër, ky lloj vaji ndihmon në luftimin e radikalëve të lirë, duke e ngadalësuar kështu procesin e plakjes. Për më tepër, vaji i kokosit ka edhe veti antibakteriale, duke e mbrojtur kështu lëkurën tuaj nga pezmatimet dhe infeksionet e ndryshme.

Në anën tjetër, aloe-vera është e pasur me minerale dhe vitamina dhe si e tillë ju ndihmon në rigjallërimin e lëkurës. Për më tepër, aloe vera ju ndihmon edhe në trajtimin e lëkurës së djegur nga rrezet e diellit.

Përbërësit:

-Xhel i freskët i aloe-verës;

-Vaj kokosi;

-Vaj esencial (sipas dëshirës).

Procedura:

1. Nxirreni xhelin nga një gjethe e aloe-verës dhe më pas përzieni mirë.

2. Vendosini 120 mililitra në një enë.

3. Vajit të hedhur në enë shtojani xhelin e aloe-verës.

4. Përzieni përzierjen për 5-10 minuta deri sa ta fitoni një masë homogjene.

5. Përfundimisht, përzierjes së fituar shtojani disa pika vaj esencial dhe përzieni përsëri.

Zbutësin e fituar aplikojeni në lëkurën e gjithë trupit dhe për ta ruajtur pjesën e mbetur pas përdorimit të parë, hidheni në një kavanoz qelqi dhe futeni në frigorifer. (Kosova Sot)