Grimi më i mirë për kapakët e lëshuar të syve

  • 14 September 2017 - 09:36
Grimi më i mirë për kapakët e lëshuar të syve

Sikur themi se sytë e dikujt janë më të mëdhenj apo më të vegjël, po ashtu edhe kapakët e lëshuar nuk janë formë, por karakteristikë e syve. Kapakët e lëshuar mund t'i kenë personat e rinj, por dihet se me kalimin e viteve kapakët lëshohen edhe më. Kuptojeni në vazhdim si ta përshtatni grimin, sipas syve, nëse keni kapakë të lëshuar të syve APLIKIMI I HIJES NË KAPAKËT E LËSHUAR Në kapakë së pari aplikoni "primer" për sy, e nëse keni telashe me qeskat, i rregulloni me korrektor, që mund ta theksoni me pudër. Më pas, aplikoni pak theksues në këndin e brendshëm të syve, si dhe në ashtin nën vetull, që ta hapni shikimin në mënyrë vizuale. Hijen e ndritshme aplikojeni nga linja e qerpikëve lart, deri te kapakët, që po ashtu ndihmon në arritjen e efektit të dëshiruar. Hijen për sy, me nuancë të mesme të fortë e vendosni në qerpikun e palosur dhe në atë pjesën, kur është e lëshuar, si dhe në këndet e jashtme të sipërme të kapakëve të syve. Sipër hijes me tone të mesme mund ta aplikoni edhe nuancën më të errët. APLIKIMI I EYELINER-IT Eyeliner-i te kapakët e lëshuar, siç e kemi thënë, nuk sugjerohet aq, por nëse keni vendosur ta bëni këtë, le të jetë i lëngshëm dhe në formën e linjës së hollë pikërisht në linjën poshtme të kapakut. Nëse dëshironi dukjen e maces, me rëndësi është që linjën e eyeliner-it kurrsesi mos ta ktheni nga lart, siç zakonisht kjo sugjerohet, sepse do të mbulohet me kapakun e syve. APLIKIMI I MASKARËS Maskarën aplikojeni në qerpikët e sipërm, që paraprakisht i keni rregulluar, e nëse jeni adhuruese e qerpikëve artificialë, në mënyrë të ngrohtë u sugjerohen atyre me kapakët e lëshuar. 

(Kosova Sot)