Sa janë të dëmshme llambat UV për shëndetin tonë?

  • 19 September 2017 - 09:09
Sa janë të dëmshme llambat UV për shëndetin tonë?

Edhe para se të dalim në diell, duhet që të lyhemi me kremin, i cili në vetvete përmban faktorin mbrojtës. Por, kohëve të fundit, edhe kur nuk është verë, gjithnjë e më shpesh flitet sesi llambat UV, të cilat përdoren nga shumë sallone kozmetike, nuk janë të mira për lëkurën tonë. Llambat, të cilat na e thajnë llakun e thonjve nuk duken të rrezikshme, apo jo? Por, duket se ato megjithatë përmbajnë një dozë të rrezikut.

Dr. Chris Adigun nga Universiteti i Nju-Jorkut thotë se, përdorimi i këtyre llambave, bile qoftë edhe vetëm në duar, e dëmton lëkurën aq sa edhe solariumi. Këto rreze mund ta dëmtojnë ADN-në dhe kolagjenin. Kjo mund të shkaktojë plakje të parakohshme dhe e rritë rrezikun nga kanceri i lëkurës. Një studim i bërë në vitin 2009 tregon rreth përvojës së dy femrave, të cilave u ishte paraqitur tumori në lëkurën e duarve, për shkak të ekspozimit ndaj llambave UV. Nëse edhe ju jeni të shqetësuara rreth përdorimit të këtyre llambave, atëherë bisedoni edhe me dermatologun tuaj, i cili do t’ju informojë më mirë.

 (Kosova Sot)