Maskë nga dardhët për ten më të bukur

  • 20 September 2017 - 09:09
Maskë nga dardhët për ten më të bukur

Ekspertët e bukurisë dardhën qëmoti e kanë vendosur në listën e pemëve të shëndetshme dhe të përdorshme, e cila e freskon dhe zbukuron lëkurën. Shumë fytyra publike, midis tyre edhe aktorja amerikane Sophia Bush, nuk do ta ndërronin për asnjë pemë tjetër kur në pyetje është kujdesi ndaj lëkurës. E pasur me vitaminë A, që e ushqen dhe ruan bukurinë e lëkurës, dardha qetëson skuqjet e lëkurës, zbut efektet e plakjes, rrudhat derisa tenin e bën më të butë dhe më me shkëlqim. Sidomos ju preferohet personave që kanë telashe me poret e zgjeruara, e në këtë rast është maskë ilaç nga kuzhina shtëpiake. RECETA Maska përgatitet duke e shtypur një dardhë të madhe të pjekur mirë dhe duke e përzier me dy lugë lëng limoni. Kur të përzihet mirë masa, e aplikoni në fytyrë të pastër dhe e lini të veprojë për dhjetë minuta. Më pas fytyrën e shpëlani me ujë të vakët. Efektet janë të dukshme po në atë moment. 

(Kosova Sot)