Doni flokë me shkëlqim dhe të trashë? Me këtë ushqim të lirë shpejt do t'i vëreni dallimet

  • 22 September 2017 - 09:32
Doni flokë me shkëlqim dhe të trashë? Me këtë ushqim të lirë shpejt do t'i vëreni dallimet

Me siguri dini për fshehtësi të caktuara me përbërës që përdoren në kuzhinë. Kjo nuk është kurrfarë risie, përkundrazi, disa popuj qëmoti përdorin kanellën, kurkumën dhe ushqime të ndryshme në shërbim të bukurisë. Fshehtësi e vjetër që e përdorin japonezet për rritje të shpejtë të flokut, më i miri dhe më i thjeshti që kemi dëgjuar deri më tani, e ushqimi që ato e përdorin me siguri se ndodhet në secilën kuzhinë. Bëhet fjalë për orizin e zakonshëm, e udhëzimet i dini. Zieni orizin siç bëni zakonisht dhe lirisht e hani, sepse krejt çfarë ju duhet për rritjen e flokut është uji në të cilin është zier orizi. Pasi ta keni shpëlarë flokun me shampon, ujin e orizit e hidhni në flokë, në rrënjë dhe maja. E lini të veprojë për dhjetë minuta e më pas e shpëlani me ujë të thjeshtë. Rezultatet do t'ju mahnitin sepse floku që pas përdorimit të parë do të jetë më me shkëlqim dhe më i butë, e pas një kohe edhe do ta vëreni se rritet më shpejt.

(Kosova Sot)