EYELINER-I PËRMBYS - TRENDI NGA 'INSTAGRAM'-I QË NA KA HUTUAR

  • 23 September 2017 - 09:33
EYELINER-I PËRMBYS - TRENDI NGA 'INSTAGRAM'-I QË NA KA HUTUAR

Besojmë se për të gjitha qeniet e gjinisë së bukur, kjo është pjesa e preferuar e grimit, i cili pa kurrfarë dyshimi është më efektivi për të gjitha zonjat, që duan të kenë një dukje të hatashme, dukje prej maces. Pikërisht nga kjo arsye deri tani kemi folur dhe kemi shkruar për eyeliner-in - si ta aplikoni më së miri dhe në mënyrën më precize, cila formë ju përgjigjet formës së syve tuaj, si ta bëni grimin në stilin arabik e kështu më tutje. Dhe pikërisht kur menduam se kemi shterur pothuajse të gjitha temat kur ky prodhim i grimit është në pyetje, dikush ka vendosur të na demantojë. Duket se jemi bërë dëshmitarë se si një dukje e grimit, i cili tashmë është futur në klasikë del të jetë e kundërta. Në fakt, disa grimerë, por edhe entuziastë, kanë vendosur ta provojnë si duket nëse eyeliner-in e aplikojmë përmbys, më saktë për atë pjesën e zgjatur të linjës së zezë që kthehet nga brendësia e syve. E natyrisht, tashmë ky trend ka vërshuar 'Instagram'-in dhe është mbushur me foto dhe risi. Ekziston edhe një variant tjetër, kur linja vizatohet nën qerpikun e poshtëm. E aplikon edhe Kim Kardashian.

(Kosova Sot)