Nëse u janë dëmtuar thonjtë shkaku i xhelit, shëroni me disa hapa

  • 23 September 2017 - 17:05
Nëse u janë dëmtuar thonjtë shkaku i xhelit, shëroni me disa hapa

Manikyri me xhel ndoshta është më praktik sesa lyerja klasike e thoit, sepse zgjat më shumë, për javë të tëra nuk keni pse të mendoni rreth tyre dhe gjithmonë janë të bukur - vetëm kur rriten në mënyrë drastike dhe vërehet pjesa e trajtuar dhe e pa trajtuar e thoit. Në kohë të gjatë, ky manikyr dëmton thoin, i bën më të errët, më të prirë për t'u thyer. Për ta përshpejtuar shërimin, zbuloni strategjinë e kujdesit për thonjtë pas manikyrit me xhel. MPREHJA Mprehja e rregullt është e rëndë- sishme. Kështu do të hiqni dëmtimet e vogla në sipërfaqen dhe këndet e thoit, që shkaktojnë pëlcitjen dhe shtresat. Përdorni pajisje të buta dhe së paku dy herë në javë kujdesuni për thoin në këtë mënyrë,raporton Gazeta Kosova Sot

PUSHONI THONJTË Në këtë periudhë kohore nuk do të duhet të aplikoni kurrfarë llaku për thonj. Jepuni një pauzë, që të pushojnë dhe shërohen. Përdorni llak natyral që janë dedikuar ekskluzivisht për forcim, ushqim dhe përmirësim e shërim të pllakave të thonjve. Atëherë përsëri mund të përdorni llakun e zakonshëm. LE TË JENË

TË SHKURTË Në periudhë e shërimit pas manikyrit me xhela, thonjtë janë të dobët dhe të ndjeshëm, e edhe kontakti më i vogël me sipërfaqe të fortë i dëmton. Mbani më të vogël, sepse kështu janë më reziston ndaj faktorëve të jashtëm negativ.

HIDRATIMI Hidratimi ndoshta është hapi më me rëndësi në shërimin e thonjve. Blini krem cilësor ushqyes [për duar dhe i lyeni sa më shpesh. Në mbrëmje aplikoni një shtresë më të trashë me krem, vini doreza dhe flini ashtu.

(Kosova Sot)