Moda e inspiruar nga filmat vesternë - stili që po kërkohet këtë vjeshtë

  • 24 September 2017 - 10:04
Moda e inspiruar nga filmat vesternë - stili që po kërkohet këtë vjeshtë

Sikurse që kemi paralajmëruar, kur kemi shkruar për çizmet kauboj, stili "vestern" i veshjes është trend i modës që përfundimisht është në fokus. Kështu, kjo vjeshtë mund të presë xhaketa, kapela kaubojsh, gardërobë me fije prej lëkure, me fije kaubojsh, lidhje lulesh, gjithkund përreth nesh. Si për çfarë do të vendosni, për këtë arsye ne jemi këtu që t'ju këshillojmë në mënyrën më të mirë të mundshme

Image

 

Të nisemi që nga lidhjet me lule, që këtë pranverë ishte aktuale, dhe ka filluar përsëri të lajmërohet kryesisht në pjesë gardërobe teksasiane. Kryesisht, këta dezenë janë tipik për stilin vestern, për shembull, xhaketa prej lëkure ose xhinset mund t'i nxirrni nga dollapi dhe t'i kombinoni me disa veshje neutrale, në mënyrë që të vini në shprehje.

Image

 

Ose këmishë me lule me doreza "pu" e tërhequr në pantallona-xhinse, që kanë ndonjë ngjyrë vjeshtore, si këto në fotografinë mposhtë:

Image

 

Tutje, jemi të mahnitur se si duket fustani me fije nga lëkura përmbys, të cilën në ditët e ngrohta të vjeshtës mund ta kombinoni me sandale, e pjesë e pandashme është edhe çanta me fije si aksesorë, me të do të dukeni e fuqishme dhe tërheqëse, sidomos nëse e kombinoni me një kapelë femrash.

Image
Image

 

Diçka tjetër, që mund të shërbehet si frymëzim për stilin vestern është përfundimisht kombinimi i lëkurës së zezë, për shembull, fustan i shkurtër prej lëkure dhe xhaketë kaubojsh me fije lëkure. Po ashtu, mund të zgjidhni edhe fustane, që përshtaten me çizmet elegante kaubojsh dhe xhaketë teksasiane.

Image

 

Natyrisht, kurrë mos harroni çizmet prej një kaubojsh - e çizmet këtë vit përfundimisht janë shumë dominuese në trend.

(Kosova Sot)