Hit ngjyra e vjeshtës: Ngjyra që femrën e bën jashtëzakonisht tërheqëse

  • 25 September 2017 - 09:25
Hit ngjyra e vjeshtës: Ngjyra që femrën e bën jashtëzakonisht tërheqëse

Ngjyra e kuqe është ajo që më së shumti do ta dallojmë nëpër rrugë dhe nëpër reklamat e dyqaneve gjatë gjithë stinës së vjeshtës dhe asaj të dimrit 2017! Kjo ngjyrë e zjarrtë do të jetë e pranishme në nuanca të ndryshme, nga e zjarrta deri te më e ndritshme, deri te ajo më e turbullt dhe deri te ajo e errët e kuqe. Ekspertët e modës e kanë përcaktuar si trend absolut për dy arsye të vetme - e para është se i përshtatet pikërisht secilit ten, nga krejt e zbehtë e deri te lëkura e mbyllët, dhe arsyeja e dytë është se, në ngjyrën e kuqe secila femër duket më tërheqëse. E kuqja sezonin që po vjen do të jetë pothuajse gjithçka, nga çantat e deri te aksesorët, nga fustanet e ngrohta, këpucët dhe palltot.

(Kosova Sot)