Si të keni lëkurë të pastër përmes përbërësve shtëpiakë?

  • 09 October 2017 - 22:25
Si të keni lëkurë të pastër përmes përbërësve shtëpiakë?

Secila femër dëshiron lëkurë të përsosur dhe pa mangësi. Lëkura e shëndetshme ju ndihmon të ndiheni të bukura. Ekzistojnë me mijëra prodhime që premtojnë pastrim të lëkurës. Në vend të tyre, ju paraqesim disa ilaçe shtëpiake, për të pasur lëkurë të pastër e të shëndetshme,transmeton gazeta Kosova Sot.

Limoni

Limoni është një nga përbërësit më të mirë që mund ta përdorni për të pasur lëkurë të pastër. Acidi citrik në limon ndihmon për lëkurë të pastër duke hequr qafe qelizat e vdekura, ndërsa vitaminat C reduktojnë qeskat e errëta të syve. Aplikoni në fytyrë lëngun e freskët të shtrydhur në fytyrë dhe qafë. E lini për 10 minuta dhe e shpëlani me ujë të vakët.

Image

Shafrani

Shafrani është një antiseptik i shkëlqyeshëm që ndihmon në minimizimin e njollave dhe shenjave të tjera në fytyrë. Plus, shafrani mundet të shmang alergjitë, çrregullimet në fytyrë, inflamacionet, duke e bërë lëkurën të duket e butë dhe e përtërirë. Përzieni një lugë shafran pluhur me një sasi të mjaftueshme të lëngut të ananasit për ta formuar një ashtë. Pastën e aplikoni në fytyrë dhe qafë. E lini derisa pasta të thahet. Më pas e shpëlani me ujë të vakët. Përdoreni këtë maskë dy apo tri herë në javë.

Image

 Mjalti

Për të pasur lëkurë të pastër, duhet ta mbani mirë të hidratuar. Mjalti është i hatashëm kundër baktereve dhe infeksioneve. Aplikojeni mjaltin e papërpunuar në mënyrë të drejtpërdrejtë e më pas e shpëlani me ujë të vakët. Uji që gjendet në mjaltë ndikon që të keni një lëkurë të butë. Përdoreni këtë mënyrë një herë në ditë, apo çdo të dytën ditë.

Image

 Aloe Vera

Aloe vera ka veti të shumta shëruese për lëkurën. Përmban veti të shumta kundër baktereve dhe ndihmon në vrasjen e baktereve, që shkaktojnë aknet, është e pasur me përbërës kundër inflamacioneve që shërojnë njollat. Plus, aloe vera e furnizon lëkurën me lagështi dhe stimulon rritjen e qelizave të reja. Shtrydhni ekstraktet nga gjethja e alo versë. Aplikojeni xhelin në fytyrë me top pambuku. E lini të thahet për gjysmë ore dhe shpëlani me ujë të vakët.

Image

Soda e bukës

Soda e bukës ekuilibron pH-në e lëkurës, që është shumë e rëndësishme për të pasur lëkurë të pastër. Plus, përbërësit e saj antiseptikë dhe kundër inflamacioneve ndihmojnë te problemet me aknet, njollat. Ndihmon në largimin e pluhurit nga lëkura dhe qelizat e vdekura të lëkurës. Përzieni një lugë sodë buke me një lugë ujë ose lëng limoni për të bërë një pastë. Pastroni fytyrën dhe përdorni maskën për kujdes ndaj lëkurës. Krejt në fund maskën e hiqni me ujin e vakët. E përdorni këtë tri herë në javë.

Image

Trangujt

Trangujt janë hidratues dhe ushqyes, që janë shumë të mirë për lëkurën. Mund ta përmirësojnë gjendjen e përgjithshme të lëkurës, duke riparuar dëmtimin e qelizave të dëmtuar, duke hequr qelizat e vdekura dhe duke ia shtuar shkëlqimin e freskët. Preni një trangull të freskët në shtresa të holla e më pas i vendosni në fytyrë. E lini gjatë natës dhe e shpëlani me ujë të vakët. Bëjeni këtë çdo ditë para se të shkoni në shtrat. 

Image

Vaji i kokosit

Vaji i kokosit është i pasur me antioksidues që parandalon aktivitetin e radikalëve të lirë, që është arsyeja më e mirë për të pasur lëkurë të përjetshme. Po ashtu, përbërësit kundër baktereve dhe kërpudhave ndihmojnë në mbajtjen e një lëkurës së pastër. Lëkurën e mban të butë dhe depërton thellë nën indet në lëkurë. Ngroheni me kujdes vajin e kokosit në mikrovalë. E aplikoni të vakët në fytyrë, qafë, duar dhe këmbë. Bëni masazh për dhjetë minuta. E shpëlani me ujë të vakët. Përdoreni këtë tretman për çdo ditë

 

Image

 

(Kosova Sot)