Fshehtësi që këtë vjeshtë ju shndërrojnë në yll të rrugës

  • 11 October 2017 - 08:27
Fshehtësi që këtë vjeshtë ju shndërrojnë në yll të rrugës

Të gjithë kemi fshehtësitë tona të vogla, të cilat na ndihmojnë që për një moment ta përmirësojmë dukjen, pa u munduar shumë. Këtu kryesisht bëhet fjalë për rregullat e modës, që të gjithë i dinë pak është shumë, e bardha dhe e zeza janë kombinimi shik, fustani i vogël i zi është domosdoshmëri për secilën femër.

Image

Çantë lëkure në ngjyra të ndezura

Të zeza, të hirta dhe çantat bezhë janë popullore shkaku se janë të rehatshme, por nëse në dollap i keni disa, mund ta shtoni edhe një me ngjyrë të ndezur. E vërteta, nuk përshtatet me shumicën e rrobave, por stilin tuaj e bën interesant.

Image

E zeza interesante

Nëse pëlqeni të zezën, kjo nuk do të thotë se stili juaj mund të jetë i mërzitshëm dhe njëlloj. Merrni disa veshje të efektshme të zeza si lëkurë të rrejshme apo lëkurë artificiale krokodili dhe me të dhuroni një dimension tjetër veshjes tuaj të zezë.

Image

Shamia

Shamitë disa sezone më parë ishin mjaft popullore që mund të aplikoheshin në mënyra të ndryshme. E një prej tyre që kurrë nuk gaboni është ta aplikoni përreth qafës dhe ta mbani në vend të qafores. “In“ është edhe ta mbani rreth belit që për një moment pantallonave ju jep dukje të re.  

Image

Bluza nën fustan

Këtë fshehtësi duhet ta dini nëse e keni të vështirë të hiqni dorë nga fustanet verore. Tash është moderne nën fustan në bretele të vishni bluzë të bardhë apo ditëve të ftohta bluzë të zezë me fyt, e ky stil nga të nëntëdhjetat është mënyra më e thjeshtë të dukeni si yll i rrugës.  

Image

Pantallonat e lëkurës

Në vend të çorapëve të gjata të zeza prej najloni, zgjidhni pantallona të ngushtë prej lëkure dhe i kombinoi me fustane për ditët e ftohta. Me fustan dhe gete prej lëkure po ashtu do të rrezatoni.

Image

Këmisha e madhe e bardhë

Kjo fshehtësi nuk është e re, por vitet e fundit është shumë popullor, e shumë meshkuj një dukje të tillë, një femër me këmishë të bardhë të madhe, e konsiderojnë seksi. Natyrisht, nevojitet ta dini ta vishni, e më mirë duket “spontane“ e shtyrë në pantallona apo fustan të kaltër.

Image

Dy pallto përnjëherë

Dy shtresa janë më mirë se një e nuk bëhet fjalë vetëm për lyerjen e thoit, por edhe në përshtatjen e kombinimeve. Në ditët e ftohta vishni një xhaketë prej lëkure apo xhaketë xhinse nën pallto, e përveçse do të dukeni shik, do ta keni edhe ngrohtë.

(Kosova Sot)