< PASTROJENI DHE SHTRËNGOJENI FYTYRËN ME KËTO MASKA NATYRALE - Femra - Kosova Sot
PASTROJENI DHE SHTRĖNGOJENI FYTYRĖN ME KĖTO MASKA NATYRALE

PASTROJENI DHE SHTRĖNGOJENI FYTYRĖN ME KĖTO MASKA NATYRALE

Maska dhe pilungu nga kafeja e bluar ka fuqinë që shpejt të freskojnë, shtrëngojnë lëkurën dhe të përmirësojnë qarkullimin e gjakut në lëkurën e lodhur. Kafeja është e pasur me antioksidues, e kafeina nxit sekretimin e shpejtë të helmeve dhe lëngjeve nga trupi, prandaj preparatet me bazë kafeinën përdoren edhe në recetat kundër celulitit. Për piling ju nevojitet llumi i kafesë dhe pak ujë.

MASKË NGA KAFEJA DHE KAKAO

Përbërësit: 2 lugë kafe të bluar, dy lugë kakao pluhur, tri lugë qumësht apo jogurt me yndyrë, 1 lugë mjaltë. Përgatitja: përbërësit i përzieni dhe i aplikoni në fytyrë. Pasi të ketë qëndruar për 15 minuta, e shpëlani me ujë të vakët.

PILING ME AROMË PËR KREJT TRUPIN

Përbërësit: 3 lugë llum kafeje, 1 lugë vaj (ulliri, kokosi ose bademi), sheqer të vrugtë. Përgatitja: Përzieni të gjithë përbërësit e thatë, shtoni vajin dhe pak sheqer të vrugtë. Masën e fituar e aplikoni në trup, kjo heq të gjitha qelizat e vdekura dhe përmirësoni qarkullimin. Lëkura do të jetë më e butë dhe më lehtë i thith kremrat që zakonisht i aplikoni. Kjo maskë sidomos u sugjerohet femrave pas të dyzetave.

(Kosova Sot)

2 orë e 20 minuta më parë