Ngrohtë, por në trend - kombinimet për ditët e ftohta

  • 13 October 2017 - 17:43
Ngrohtë, por në trend - kombinimet për ditët e ftohta

Edhe pse këtyre ditëve ende po na ngroh dielli i vjeshtës,shumë shpejt gjërat do të ndryshojnë dhe do të vijë koha kur nga dollapët duhet nxjerrë xhaketat dhe palltot e trasha. Në vijim ju sjellim kombinimet që ju mbajnë ngrohtë dhe njëkohësisht janë shumë tërheqëse

XHEMPERI "OVERSIZE"

Kjo pjesë e gardërobës shpesh zgjidh problemin kur në skenë dalin ditët e ftohta. Me një xhemper të ngrohtë, me fyt mund t'i lejoni vetes të vishni edhe një fustan të lehtë pikapika - dezen që është më tërheqësi në vjeshtë, e të mos keni të ftohtë. Një xhemper "Oversize" do t'ju ngrohë edhe në fustanet e tilla, që është retro, por shumë elegant. Mund të kombinoni edhe çizmet e shkurta që shkëlqyeshëm shkojnë me këtë zgjedhje elegante. 

Image
Image

XHAKETA "PUFF"

Nëse megjithatë jeni adhurues i stilit sportiv, kur temperatura në termometër ulet, është koha për xhaketën klasike "Puff", të cilën mund ta kombinoni me çizmet deri në gju. Shkon mirë edhe me çizme të shkurta me taka dhe xhinse të ngushta. 

Image

PALLTOT VJESHTORE ME NUANCA NEUTRALE

Nëse na pyesni,jemi dashuruar në palltot vjeshtore, sidomos ato klasike me nuanca bezhë dhe krem. Lehtë kombinohen për stilin e përditshëm, por dhe atë elegant dhe mirë shkojnë me të gjitha ngjyrat. Çizmet e shkurta mund të jenë zgjidhje e shkëlqyeshme. Nëse dëshironi të dukeni modeste dhe pëlqeni elegancën sportive, pallton vjeshtore lirisht mund ta kombinoni me atlete të bardha. 

Image
 
PALLTOT E LESHTA ME NGJYRA TË FORTA
 
Nëse pëlqeni stilin e modës ekstravagante, ja propozimet ideale për kombinimin vjeshtë-dimër: palltot e leshta me ngjyra të forta janë krejt elegante dhe në to sigurisht se do të vëreheni. Marrë parasysh se leshi do t'ju ngrohë në ditët e ftohta, lirisht mund t'i kombinoni me fustane të lehta. 
Image

 

(Kosova Sot)