Në trend:"Nob", stili më elegant vjeshtor

  • 14 October 2017 - 10:06
Në trend:

Nëse pyeteni se për çfarë bëhet fjalë, vlen të theksohet se nuk bëhet fjalë për ndonjë stil revolucionar të flokut që kërkon ndryshim drastik të stilit të flokut, por për një interpretim të stilit të pranishëm të flokut të rrumbullakët. Këtë vit, jenë përcjellë shumë stile, për t'ju ofruar trendit më të ri vjeshtor, atij "sleek". Atë shumë shpejtë e ka zëvendësuar stili "nob", e është interesant se emrin e ka marrë nga aktorja hollivudiane Nina Dobrev. Nina gjatë karrierës së saj ka ndryshuar stilet e flokut shpesh, gjatësinë dhe ngjyrat, që me kalimin e kohës ka filluar ta shkurtojë gjatësinë e tij. Kështu, shumë yje, në vend se të kishin stile tjera, ishin përcaktuar për flokun e shkurtë të rrumbullakët. Këto dy stile të flokut, përfshirë edhe atë "lob", janë shumë popullore për faktin se është e lehtë për t'u kujdesur për to, e kjo është mirë për secilin yll i cili gjithmonë duhet të jetë e gatshme. Kështu edhe Nina Dobrev ka provuar amgjinë e stilit të rrumbullakët dhe iu bashkua mikeshave të veta në klubin e adhurueseve të stilit "sleek". E më pas stilistët e saj kishin shkuar edhe një hap më tutje dhe është shfaqur stili "nob". Për stilin e saj më meritor është salloni Nine Zero One´dhe stilistja e famshme Riawna Capri. Ajo është përgjegjëse për evoluimin e flokut te shumë yje nga Hollivudi, midis tyre edhe Emma Roberts, Sarah Hyland dhe Vanessa Hudgens. Riawna te Nina së pari ka dhënë formën e rrumbullakët e nga ana e prapme e ka shkurtuar paksa, në mënyrë që gjithë stilit, nga para dhe prapa, t'ia dhurojë të ashtuquajturat balluket franceze. Balluket theksojnë vetullat e më pas i japin formë të rrumbullakët edhe fytyrës.


(Kosova Sot)