< Kthejani fytyrës shkëlqimin e dikurshëm, "hekuroseni" me kremin e përgatitur vetë - Femra - Kosova Sot
Kthejani fytyrės shkėlqimin e dikurshėm, "hekuroseni" me kremin e pėrgatitur vetė

Kthejani fytyrės shkėlqimin e dikurshėm, "hekuroseni" me kremin e pėrgatitur vetė

Për fat të keq, shfaqja e rrudhave është e pashmangshme, e me lajmërimin e tyre, femrat fillojnë të luftojnë, duke përdorur kremra të ndryshëm, metoda dhe tretmanë kozmetikë. Kremrat më të shtrenjtë nuk garantojnë zgjidhje komplete kundër rrudhave në fytyrë pasi lëkura shpejt mësohet me kremrat e tillë dhe nuk jep rezultate. Nëse keni kohë dhe dëshirë për përgatitjen e kremrave vendorë, atëherë mund ta përdorni këtë recetë të shkëlqyeshme. Ky krem hidraton lëkurën, përmirëson tenin dhe pakë- son rrudhat e dukshme dhe ngadalëson edhe procesin e plakjes. Rezultatet i dalloni pas shtatë ditëve.

PËRBËRËSIT:

 - 1 lugë vaj bademi ose vaj ulliri,

- 1 të kuqtë e vezës,

- 1 lugë mjaltë,

- 2 lugë vazelinë.

 PËRGATITJA: Vazelinën e tretni në avull uji. I nevojiten disa minuta. E hiqni nga shporeti dhe shtoni përbërësit e tjerë: mjaltin, të kuqtë e vezës dhe vajin. Të gjithë përbërësit i përzieni për disa minuta, derisa të keni një masë homogjene. Me lëvizje të buta e aplikoni në lëkurën e pastruar. Pas gjysmë ore veprimi e hiqni kremin me pambuk të futur në ujë mineral paraprakisht.

(Kosova Sot)

7 orë e 33 minuta më parë