Këshilla e modës e Alessandra Ambrosio-s

  • 17 October 2017 - 08:15
Këshilla e modës e Alessandra Ambrosio-s

Ngjyra e kuqe është një hit absolut për këtë sezon, por nuk është lehtë që të përshtatet me pamjen ditore. Alessandra Ambrosio ka gjetur mënyrën sesi të duket në trend, e me këtë rast që të mos duket sikur një pemë kërshëndellash që ecën, transmeton gazeta Kosova Sot. Çizmet e shkurtra, të kuqe, kanë qenë përzgjedhje e preferuar, sidomos në kombinim me xhinsit dhe me një këmishë të hollë, të bardhë. Kjo pamje pa dyshim se tërheq vëmendjen, por theksin e vë te këmbët, gjë që është një plus shtesë, sidomos në rastin e kësaj femre të bukur. Alessandra ka dëshmuar se mund t'i përcillni trendët, por edhe t'i përshtatni ata me stilin tuaj.

(Kosova Sot)