Zgjidheni lulen më tërheqëse, do të kuptoni fshehtësi mahnitëse rreth karakterit tua

  • 17 October 2017 - 16:21
Zgjidheni lulen më tërheqëse, do të kuptoni fshehtësi mahnitëse rreth karakterit tua

LULJA # 1:

Gjatë festave ju ngriheni dhe filloni të organizoni ndejën për më të dashurit. Gjithmonë ju rrethojnë miqtë, jo vetëm se i argëtoni, por edhe se gjithmonë jeni pranë tyre. Gjithmonë për ta keni fjalët e duhura dhe këshilla të mira për secilin problem, qoftë i madh apo i vogël. Kjo lule simbolizon bukurinë dhe shpesh përdoret për vlerësimin e vlerave përtej bukurisë.

LULJA # 2:

 Ju jeni plot me energji. Përshtypjet tuaja tërheqin të tjerët te ju. Me energjinë dhe imagjinatën tuaj i motivoni të tjerët. Gjërat nuk do të ishin aq të këndshme pa juve. Jeni pozitiv dhe të guximshëm. Gjithmonë jeni të mahnitur kur niset ndonjë projekt i ri, por jo gjithmonë aq entuziast kur duhet ta përfundoni.

LULJA # 3:

Sikurse trëndafili, jeni person i shkëlqyeshëm, por mund t'i tregoni gjembat nëse dikush ju afrohet. Njerëzit duan të jenë në shoqërinë tuaj, sepse e keni prioritet t'i bindni të tjerët se keni të drejtë. Pos kësaj, kjo lule po ashtu tregon se jeni të shoqërueshëm, të guximshëm dhe të sinqertë.

LULJA # 4:

Trëndafili i zi është bimë e jashtëzakonshme dhe njihet po aq sa ju. Askush nuk mundet ta bëjë edhe një tjetër si kjo e po ashtu edhe ju jeni po aq unik dhe me vlerë. Mendoni më ndryshe nga të tjerët. Ju i tërhiqni njerëzit, por jeni të pavarur dhe mbështeteni vetëm në veten tuaj.

 LULJA # 5:

Pranvera është stina juaj, edhe pse tash ka shenja të ajrit të ftohtë, ju lulëzoni plot jetë. Tulipani nënkupton dashur të përsosur, e ju paraqitni shumë cilësi. Njiheni për zemrën e ngrohtë dhe natyrën e këndshme, por nganjëherë për së tepërmi ju lëshoheni emocioneve dhe dini të jeni tepër subtil.

LULJA # 6:

Ngjashëm edhe si orkideja, në shtëpi ndiheni më mirë sesa në secilin vend tjetër në botë. Ju konsideroheni si njëra ndër lulet më të mira. Punoni shumë për t'i arritur qëllimet tuaja. Problemet i zgjidhni me lehtësi, miqtë shpesh vijnë te ju për të pranuar këshilla të ndryshme për punë dhe telashe të ndryshme.

(Kosova Sot)