Nuanca më e përshtatshme për tenin tuaj

  • 17 October 2017 - 17:19
Nuanca më e përshtatshme për tenin tuaj

Nëse gjithmonë keni dashur që t'i zbardhni flokët dhe që, përfundimisht edhe ju të bëheni bionde, rëndësi ka që këtë ta bëni në mënyrë të drejtë, duke pasur parasysh cila nuancë përshtatet më mirë me tenin tuaj Ua sjellim një udhëzues për ngjyrosjen e flokëve në të verdhë -përzgjidheni nuancën e cila do të përshtatet më mirë me tenin tuaj.

NGJYRA E NGROHTË E VERDHË-PLATIN

Kjo ngjyrë atraktive, kur flitet për flokët e verdhë, më së miri përshtatet me një ten të ndritshëm, me një nën-ton të ngrohtë të lëkurës. Gwen Stefani është një përfaqësuese tipike e biondinës atraktive, kështu që lirisht ndiqeni shembullin e saj, të shoqëruar me buzë të kuqe, në mënyrë që ta theksoni apelin tuaj seksi.

NGJYRA E FTOHTË E TË SË VERDHËS SI PLATINI

Kjo nuancë moderne e zbehtë platini më së miri përshtatet me femrat me ten të ndritshëm, me nëntone të verdha. Ngjyra e ftohtë e platinit, pa dyshim se është një variant i guximshëm kur flitet për flokët e verdhë dhe, të gjitha zonjat të cilat e preferojnë këtë pamje, e që kanë një ten që përshtatet me përshkrimin paraprak, mund të marrin guximin për këtë ndryshim drastik. Te stilistja e tyre e flokëve, ato duhet të kërkojnë ngjyrën e verdhë të hirtë- platin, me ton të butë të gjalpit.

NGJYRA E VERDHË SIKUR MJALTI

Një përzgjedhje e mrekullueshme për të gjithë ata që duan ta kenë një pamje natyrore, pa i munduar fort flokët me ngjyra. Ngjyra e verdhë si e mjaltit më së miri përshtatet me femrat me ten të zbehtë, te të cilat mbretërojnë tonet e ftohta, si dhe ato që kanë sy të çeltë. Për këtë shkak përgjithmonë do të mbetemi të dashuruar te Margot Robie, si biondinë e përkryer. Nëse doni që të jeni një bionde mu sikur kjo, atëherë kërkoni nga stilisti juaj i flokëve një pamje natyrore dhe një ngjyrë të verdhë, e cila përbëhet nga nuancat e arta, të gjalpit dhe të mjaltit, të ngjyrës së verdhë.

E VERDHA "BRUNDO"

Tonet braon-të verdha, me flokë pak më të errët te rrënjët, me bazën karamele dhe me tufat me nuancë gjalpi, të cilat në tërësi shkrihen me ngjyrën themelore - ky është varianti i flokëve të verdhë që përshtatet për mrekulli me nëntonet e ngrohta të lëkurës.

E VERDHA E ARTË, ME SHKËLQIM TË MADH

Edhe flokët e ngjyera me të verdhë të artë, sikur edhe shumica e nuancave të tjera të së verdhës, përshtaten më së miri me zonjat me ten të çeltë. Scarlett Johansson mund t'ju shërbejë si frymëzim - në bazën e verdhë të errët nxirren tufat e ndritshme për një a dy nuanca në raport me ngjyrën themelore.

E VERDHA "OMBRE"

Erdhëm deri te ato pjesëtaret e gjinisë së bukur, të cilat kanë një ten paksa më të errët dhe te të cilat kalimi te biondinat mund të paraqesë rrezik për një pamje jo të natyrshme. Për ta evituar një gjë të tillë, më së miri është që të përcaktoheni për variantin 'ombre' - me flokë më të errët te rrënjët, që përshtaten me tenin tuaj, derisa pjesët e tyre më të poshtme janë në nuanca të ngrohta, të verdha. Në këtë mënyrë do ta arrini një pamje moderne dhe natyrore.

E VERDHA E ARGJENDTË

Për ngjyrën të argjendtë-të verdhë mos u përcaktoni nëse nuk keni nën-tone të ngrohta dhe një ten të çeltë. Shembulli i stilit të flokëve të Zow Kravitz-it është një shembull i mrekullueshëm sesi edhe me këtë nuancë të së verdhës mund të arrihet një pamje natyrore, nëse flokët te rrënjët lihen më të errët, me qëllim të zbutjes së kontrastit dhe të theksimit të efektit gradient në ngjyrosje. Ju mbetet vetëm që ta përzgjidhni nuancën tuaj ideale dhe, përfundimisht, të keni flokë atraktivë të verdhë, të cilët do t'ju rrinë për mrekulli. 


(Kosova Sot)