< Pantallonat që drejtojnë shikimet nga ju - Femra - Kosova Sot
Pantallonat qė drejtojnė shikimet nga ju

Pantallonat qė drejtojnė shikimet nga ju

Nëse dëshironi të relaksoheni dhe të luani gjithë natën apo nëse thjesht nuk jeni adhuruese e fustaneve, ju sugjerojmë që në ndejë të merrni pantallonat e duhur për "party". Me rëndësi është të vendosni për stilin që ju pëlqen.

NGJYRA E ARTË

Pa shumë shpjegime, është e qartë se pantallonat në ngjyrë të artë kthejnë disponimin. Mund t'i vishni me diçka të zezë lart nga pelushi dhe një pallto të gjatë të zezë duke i kombinuar me një palë çizme me majë. Marrë parasysh se tërheqin shikimin poshtë, detyrimisht t'i kombinoni me një nuancë të ndezur të buzëkuqit.

SHKËLQIMI I LARTË

"PVC" është materiali i sezonit. Pantallonat në këtë variant duken të fortë dhe të rrezikshëm, por edhe mjaftueshëm për të lënë gjurmë për të tërhequr shikimet në secilën ndejë. Nëse vërtet dëshironi t'ju dallojnë, zgjidhni modelin në ngjyra, a ty gjithmonë është e zeza. Detajet tjera mos të jetë tepër të theksuara.

KËMBËT E GJERA

Dëshironi figurë elegante të zgjatur? Pantallonat e gjerë në fund të kombinuara me taka të larta dhe diçka të ngushtë nga sipër sjellin një efekt si ky. E kuqja e zjarrtë është nuanca ideale për raste festive dhe atë në kombinim me detaje të arta dhe të zeza.

SI LËKURË E KTHYER MBRAPSHT

Nëse dëshironi diçka më subtile, ju prezantojmë pantallonat e ngushtë nga materiali që ngjason me lëkurën e kthyer mbrapsht. Për të shtuar atë efektin "party", zgjidhni modelin me shkëlqim të artë. Nj model si ky është i mirë për kombinim dhe i lehtë për ta veshur, e imagjinatën përdoreni në maksimum. 

(Kosova Sot)

20 orë e 37 minuta më parë