Tri ilaçe natyrale kundër flokut të thatë

  • 20 October 2017 - 09:39
Tri ilaçe natyrale kundër flokut të thatë

Floku thatë është një nga llojet më të parehatshme. Ky lloj i flokut shfaqet si pasojë e mungesës së hidratimit të saj. Këto ilaçe natyrale që jua sjellim më poshtë parandalojnë ndarjet në majat e flokut, transmeton gazeta Kosova Sot.

Image

 

MAJONEZA

Përkundër se përdoret diku tjetër, majoneza po del të jetë shumë e përdorshme për t'u marrë me flokun e thatë. Ndihmon në rigjallërimin e saj.

Përbërësit:

• 1 gotë majonezë (235 g).

 Aplikimi:

• Përderisa floku është ende i lagur, aplikojeni majonezën në flokë me ndihmën e lëvizjeve qarkore.

• Më pas, e mbuloni kokën me një kapelë plastike dhe e lini të veprojë për rreth një orë.

• Pas kësaj kohe, shpëlani me ujë të vakët dhe me shampon.

 

Image

 

AVOKADO

 Avokado është një nga prodhimet më të shëndetshme në botë. Kjo për faktin se përdoret edhe në ushqim dhe në kozmetikë. Avokado është i pasur me vitamina A dhe E si dhe me yndyra të ngopura. Kjo e bën të hatashëm për të luftuar flokun e thatë.

 Përbërësit:

• 1 avokado (preferohet e shtypur);

• 2 lugë vaj jojoba (30 g);

 • 1 lugë vaj nga embrionet e grurit (15 g).

 Përgatitja:

• Së pari, e qëroni dhe e shtypni avokadon. Farat mund t'i mbani për qëllime tjera.

 • Pjesën e shtypur e vendosni në një enë, ia shtoni vajrat dhe përzieni mirë.

 Aplikimi:

 • Kur të keni një pastë mirë të përzier dhe pa gunga, e procedoni në flokun tuaj.

 • Do të ishte mirë që floku juaj të jetë i pastruar mirë kur ta keni aplikuar pastën.

• Kur ta keni aplikuar, e lini të veprojë për 30 minuta.

 • Pas kësaj kohe, e shpëlani me ujë të vakët.

 

Image

 

MJALTI

Do të ishte vërtet gabim serioz nëse bëhet fjalë për produkte të shëndetshme për flokun dhe të lihet anash mjalti. Përkundër cilësisë së vet ngjitëse, ndihmon në ruajtjen e lagështisë së flokut dhe ofron butësi dhe nutriente.

Përbërësit:

 • ½ e gotës mjaltë (167 g).

 Aplikimi:

 • Së pari, është e domosdoshme që floku juaj të jetë krejt i lagur.

 • Aplikoni mjaltin dhe bëni masazh flokut për të arritur efektin e duhur.

• E lini të veprojë për 30 minuta.

• Pas kësaj kohe, e shpëlani me ujë të ngrohtë derisa të keni eliminuar mjaltin.

(Kosova Sot)