A është e mundur?! Thonjtë e rritur hit në trend kur manikyri është në pyetje

  • 21 October 2017 - 09:25
A është e mundur?! Thonjtë e rritur hit në trend kur manikyri është në pyetje

Kohët e fundit vërtet jemi marrë me dukjen popullore të thonjve, kështu që keni mundur të kuptoni gjithçka për trendin holografik, si t'i vendosni si duhet xhinglat, më pas detajet e xhamit të thyer dhe kështu me radhë, por ajo që më së shumti na ka befasuar është kjo dukje krejt e re e thoit që përnjëherë është bërë i dëshiruar. Në vazhdim kuptoni detaje për thonjtë e rritur si trend në hit kur manikyri është në pyetje. Te metodat e kujdesit dhe zbukurimit përfundimisht gjithçka është e mundur, e kështu diçka që deri dje ishte konsideruar si jo estetike, dhe shndërrohet në diçka popullore dhe të dëshiruar. Thonjtë e rritur, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për llakun e zakonshëm apo për xhelin për thonj, tani janë bërë trend i ri kur manikyri është në pyetje. Nëse pyeteni prej nga kjo, përgjigja është kjo - drejt e nga prapaskenat e "New York Fashion Week". Kreatori I njohur Marc Jacobs ka kërkuar që modelet e tij të kenë thonj që përsosmëria e tyre të duket në papërsosmërinë e tyre, përkatësisht thuajse ishin lyer një javë më parë - pra të kenë rritje të dukshme. Përfundimi është që diçka e tillë që nga tani jo vetëm se është e pranueshme, por edhe e dëshiruar. 

(Kosova Sot)