< TEST: Përcjellësja besnike e femrës, cila çantë më së shumti po ju pëlqen? - Femra - Kosova Sot
TEST: Pėrcjellėsja besnike e femrės, cila ēantė mė sė shumti po ju pėlqen?

TEST: Pėrcjellėsja besnike e femrės, cila ēantė mė sė shumti po ju pėlqen?

Secila femër ka stilin e vet unik - sidomos kur bëhet fjalë për modën. Kjo është që i bën të çuditshme dhe njëkohësisht të bukura. Çanta është detaj mode që posedon secila femër. Në vijim shfaqen disa nga personalitet tuaja varësisht nga çanta që keni zgjedhur

ÇANTA NR. 1

 Ju jeni lloj i personit përgjegjës dhe rrallëherë se nervozoni dikë. Shefat mbështeten në ju, sepse jeni mirë të organizuar dhe menaxhimi juaj me kohën është në vend. Njerëzit kanë vetëm fjalë miradije për ju dhe ju jeni mikja që dikush mund të mbështetet tek ju.

ÇANTA NR. 2

Ju jeni person i fortë dhe e pavarur. Jeni një femër që gjithmonë jeni në lëvizje dhe nuk ju intereson gjetja e një partneri për punë dhe jetë. Meshkujt ju duan, por juve nuk ju intereson kjo. Martesa? Nuk e keni për ngut.

ÇANTA NR. 3

Ju jeni lidere e vërtetë. Njerëzit ju shikojnë si person me karakter tmerrues dhe të frikshëm. Por kjo është vetëm nga jashtë! Nga brenda jeni lidere e ekuilibruar, me personalitet të fortë. Investoni shumë mund për të arritur atë që dëshironi dhe gjithmonë jeni në hapësirat e punës. Nuk brengoseni për njerëzit që nuk ju duan derisa nuk ju pengojnë në punë.

ÇANTA NR. 4

Jeni shumë elegante, e bukur dhe plot stil. Ju jeni personi që nis të gjitha trendët e modës. Ju vishen, jo për ta impresionuar dikë, por për t'u theksuar. Duhet ta keni uebsajtin tuaj personal të modës.

ÇANTA NR. 5

Modeste, por e shoqërueshme. Jeni lloji i femrës që nuk ka gjë më rëndësi për juve se rehatia. Veshja juaj, stili i flokut, grimi - të gjitha janë të buta dhe të rehatshme. Njerëzit adhurojnë modestinë tuaj, por kurrë nuk mund të bëhen si ju. Keni shumë miq. Më me dëshirë rrini në ballkonin tuaj sesa në ndonjë restorant prestigjioz.

ÇANTA NR. 6

 Më e bukura nga të gjitha. Femrat e përmendura më lart nuk janë të afta të krahasohen me feminitetin tuaj. Gjithmonë dukeni bukur në fustane shumë modern apo edhe në këmishën më të thjeshtë dhe në pantallona të shkurtë. Jeni shumë e shoqëruar dhe kënaqeni në shoping gjatë kohës tuaj të lirë. Të tjerët ju adhurojnë dhe jeni objekt i vlerësimit, ju e dini se jeni femër që lart vlerëson vetëbesimin e vet.

(Kosova Sot)

21 orë e 1 minuta më parë