E dini çfarë janë çizmet “Rockoko”, që të gjithë po çmenden pas tyre!

  • 23 October 2017 - 08:53
E dini çfarë janë çizmet “Rockoko”, që të gjithë po çmenden pas tyre!

Kur trendët e këpucëve janë në pyetje, pos atyre me stil kaubojsh që kishin kthimin e tyre të madh këtë vjeshtë, gjithçka është në shenjë të çizmeve të ngushta, qofshin të shkurta apo sipër gjurit. Sidomos është atraktive një version i tyre, që ka bërë një bum të vërtetë në profilet e modeleve të njohura në “Instagram”, transmeton gazeta Kosova Sot. Brendi i njohur “Fendi” ka lansuar koleksionin e këpucëve vjeshtë/dimër 2017 – çizmet “Rockoko”, që është hit midis yjeve të njohura si Kendall Jenner, Stelle Maxwell, Adwoah Aboah, plus Gigi dhe Belle Hadid. Në bazë të të gjitha gjasave, çizmet “Karl Lagerfeld Rockoko” do të bëhen çizmet më hit këtë sezon – me takë 10 cm të lartë, me majë, lëkurë të butë dhe të gjitha në dy versione: çizmet e shkurta në formë ët çorapeve dhe çizmet nën gju. Me ngjyrë të kuqe “rockoko”, apo ngjyrë të portokalltë, lehtë mund të kombinohen me fustane, pantallona, mantele.

(Kosova Sot)