Sekretet e bukurisë, për një shkëlqim të paparë të lëkurës tuaj

  • 24 October 2017 - 08:29
Sekretet e bukurisë, për një shkëlqim të paparë të lëkurës tuaj

Shumë të famshme më bukur duken sot, sesa kur kanë qenë më të reja, falë ekspertëve të shumtë të bukurisë, sikur që është edhe dermatologu Harol Lanser, i cili punon me të famshmet, sikur Victoria Beckham, Jennifer Lopez, Kim Kardashian, Beyonce, etj, transmeton gazeta Kosova Sot.

Ja disa këshilla të cilat na i jep ky i famshëm

Vendoseni kremin brenda 60 sekondave pas larjes së fytyrës

Doktor Lanser preferon që ta vendosni kremin menjëherë pas larjes së syve, meqë ashtu lëkura e ruan më mirë hidratimin. Nëse prisni më shumë se 60 sekonda, atëherë do të avullohet shtresa e hollë e ujit, i cili ka mbetur në fytyrë pas larjes së saj dhe lëkura do të fillojë ta humbë lagështinë.

2. Mos i shtrëngoni dhëmbët

Grimasat çojnë deri te krijimi i linjave fine dhe janë shkaktarët kryesorë të paraqitjes së rrudhave. Disa njerëz bëjnë grimasa edhe kur nuk flasin. Mbledhja e buzëve si çerep kur bëni 'selfie', shtrëngimi i dhëmbëve dhe shumë shprehje të tjera të fytyrës janë shprehi e keqe. Mundohuni që ta kontrolloni fytyrën tuaj, në mënyrë që ta zvogëloni rrezikun nga krijimi i linjave dhe rrudhave.

Lagni flokët para notit

Para se të futeni në ujë për të notuar, lagni flokët me ujë të freskët. Kjo do t'i mbushë të çarat e imëta midis kutikulave të flokëve dhe do t'i mbrojë flokët nga kripa e detit dhe nga klori në pishinë. 4. Mos e përdorni pambukun Kur produktet kozmetike i veni me gishta, jo vetëm që i kurseni ata, por e rrisni edhe efikasitetin e tyre. Pambuku dhe sfungjeri për vënien e grimit thithin një sasi tepër të madhe të produktit.

 5. Përdoreni 'prajmerin' para vënies së grimit

"Prajmeri" e mbron lëkurën nga humbja e lagështisë, gjë që mund të vijë si pasojë e përdorimit të pudrës. Ai i mbron poret dhe zvogëlon rrezikun nga paraqitja e akneve, sidomos nëse keni lëkurë të thatë.

6. Shampoja kundër zbokthit, efikas edhe kundër puçrrave

Nëse mu në momentin më të papërshtatshëm ju ka dalë ndonjë puçërr, atëherë lajeni fytyrën me shampo kundër zbokthit. Ai përmban zink, i cili është luftues i mrekullueshëm kundër puçrrave dhe akneve. Por, mos e përdorni këtë produkt kështu më shumë se një herë në javë.

(Kosova Sot)