Palltoja është pjesë e pandashme këtë sezon, ja si ta zgjidhni të duhurën

  • 25 October 2017 - 10:01
Palltoja është pjesë e pandashme këtë sezon, ja si ta zgjidhni të duhurën

Për adhuruesit e vjeshtës dhe dimrit, palltoja është veshja e preferuar. Çfarëdo që të vishni, nëse veshur keni një pallto të mirë, që i përshtatet figurës tuaj, të gjithë sytë do të drejtohet te ju. Për të zgjedhur pallton e duhur, duhet t'i përmbushni dy kritere. Së pari, mendoni për stilin tuaj. Nëse më shumë vishni atlete dhe xhinse, për juve ideale është palltoja me prerje të rrafshët. Nëse gardëroba juaj është më shumë elegante se sportive, zgjidhni pallto me prerje të ngushtë. Kriter tjetër është figura juaj. Femrat që kanë ndërtim të trupit si orë me rërë më mirë duken në pallto me mbivendosje, që me rrip lidhet rreth belit. Një model si ky thekson asetet më të mira, belin e hollë. Palltoja me gjatësi deri në gju ju rri më mirë se cilado gjatësi. Nëse trupi juaj ka formë të një drejtkëndëshi, përdorni pallton për të krijuar iluzionin e linjave të forta dhe kështu do të fitoni dukjen feministe. Për arritjen e një veshjeje si kjo, zgjidhni pallton në formë të shkronjës 'A'. Mirë ju shkon edhe palltoja në formë të tulipanit, sepse ka rrip në bel, e në kofshë është e gjerë. Figura në formë të dardhës, që nënkupton të pasme të forta dhe kraharor të ngushtë, lehtë mund të korrigjohet me pallto me bel të lartë. Figura do të duket më e gjatë, pjesa më e madhe do të kamuflohet, e pjesa e ngushtë do të jetë në plan të parë. Femrat që kanë formë të rrumbullakët të trupit theksojnë belin. Këtë mund ta bëni me pallto me mbivendosje dhe me rrip, qoftë në pyetje pallto me prerje të gjerë, asimetrike apo pallto me prerje të rrafshët me formë gjeometrike. Për një ndërtim trupor si ky nevojitet një pallto një- ngjyrëshe deri në gju me formën e shkronjës 'V'.

(Kosova Sot)