< Cila formë e stilit të rrumbullakët të flokut i shkon formës së fytyrës tuaj? - Femra - Kosova Sot
Cila formė e stilit tė rrumbullakėt tė flokut i shkon formės sė fytyrės tuaj?

Cila formė e stilit tė rrumbullakėt tė flokut i shkon formės sė fytyrės tuaj?

Nëse ekziston ndonjë stil më popullor i flokut, atëherë vendin e parë e mban floku i shkurtër i rrumbullakët. Kur për të parën herë ishte shfaqur në vitin e largët 1909, ky stil kishte shkaktuar nervozizëm midis meshkujve, të cilët ishin mësuar që gratë e tyre të kishin flokë të gjatë. Sot ky stil i flokut është shumë popullor, e ka pushtuar botën. Ju përshtatet femrave me forma të ndryshme të fytyrës

FYTYRA NË FORMË TË ZEMRËS

Femrave me fytyrë në formë të zemrës më së miri u përshtatet floku i rrumbullakët i shkurtë (deri në kraharor), sepse e tërheq vëmendjen në diçka nën mjekër. Në kombinim me balluket që e mbulojnë ballin e gjatë e të theksuar është kombinim i hatashëm. Edhe një opsion tjetër është floku i shkurtë i shkallëzuar (apo diç më i gjatë, më i gjatë se deri te mjekra). Nëse keni formë të tillë të fytyrës shmangni flokun e shkurtë, sepse thekson pjesën e sipërme të fryrë të fytyrës.

Image
Image
Image

 

FORMA E RRUMBULLAKËT E FYTYRËS

 Ekzistojnë disa opsione që i përshtaten fytyrës së rrumbullakët. Një prej tyre është floku i shkurtë i rrumbullakët që shtrihet deri nën mjekër - flokë me të njëjtën gjatësi nga ana e majtë, po ashtu edhe nga e djathta. Opsion i mirë është edhe floku i rrumbullakët i valëzuar, pak më i gjatë, që mbulon dy anët e fytyrës. Sa u përket ballukeve, shmangni ato, e i ndani edhe nga anash.

Image
Image
Image

 

FORMA OVALE E FYTYRËS

Fytyra ovale "duron" të gjitha stilet e flokut, e edhe flokun e shkurtë të rrumbullakët. Juve ju lejohet gjithçka. Mund të keni flokë shumë të shkurtë apo flokë të gjatë në formë të rrumbullakët, të valëzuara, me balluke dhe pa to. Sidomos u shkon floku i rrumbullakët me majat e kthyera në anën e kundërt, që i jep volum stilit të flokut. Një opsion tjetër është stili pak më i gjatë i flokut "pirie" - që thuajse është rritur në flokë të rrumbullakët. Nëse keni formë të tillë të fytyrës, atëherë jeni me fat.

Image
Image
Image

 

FORMA KATRORE E FYTYRËS

Nëse keni fytyrë me formë katrore provoni flokun e rrumbullakët të prerë nën apo pak sipër nofullave - varësisht nga ajo se si ju pëlqen juve. Kjo në fakt pak ka rëndësi, te kjo formë e fytyrës është me rëndësi t'i "zbutni" linjat e ashpra të fytyrës, e kjo mund të arrihet me prerjen e shkallëzuar apo me formën simetrike. Mirë do t'ju shkonte edhe një valëzim i butë. Më mirë do të ishte po ashtu ta ndani flokun nga anash, që linjave të fytyrës u fal butësi.

Image
Image
Image

 

 

(Kosova Sot)

2 orë e 48 minuta më parë