Gjashtë këshilla për dredhimin e qerpikëve

  • 28 July 2015 - 08:45
Gjashtë këshilla për dredhimin e qerpikëve

Dredhimi i qerpikëve luan një rol të rëndësishëm në dukjen tuaj, e, ndonëse ky proces nuk është i vështirë të mësohet, ju duhet të jeni në dijeni të hapave që duhet ndjekur, hapa të cilët ua kemi sjellë më poshtë.

1. Aplikojeni gjithë grimin dhe lëreni të thahet

Ju nuk duhet t’i dredhoni qerpikët deri sa i gjithë grimi të jetë vendosur dhe të jetë tharë. Fillimisht aplikohet ‘liner’-i, hijezuesi e në fund edhe maskara. Pasi që të gjitha produkte e grimit të jenë tharë e të mos ekzistojë rreziku i shkrirjes së tyre, ju mund të filloni me dredhimin e qerpikëve. Mbajeni dredhuesin afër qerpikëve për rreth pesë sekonda. Këtë proces mund ta përsërisni, nëse dëshironi më tepër volum.

2. Rrotullojeni këndin e dredhuesit

Sigurohuni që dredhuesi i qerpikëve është i vendosur paralelisht me qerpikët tuaj. Pra, dredhuesi përdoret në mënyrë horizontale, e jo vertikale. Pasi ta keni vendosur dredhuesin në pozicion të përshtatshëm, ju mund ta rrotulloni këndin, për më shumë volum.

3. Nxeheni dredhuesin me tharëse flokësh

Nëse dëshironi që qerpikët tuaj të mbesin të dredhuar për një periudhë më të gjatë kohore, atëherë ju mund ta nxehni dredhuesin me tharëse flokësh. Gjithsesi,me këtë teknikë duhet të jenë shumë e kujdesshme, pasi që, nëse e nxehni dredhuesin shumë, mund të përfundoni duke e djegur veten.

4. Mbani sytë hapur

Përkundër faktit që mund të ndiheni më mirë me sy mbyllur, është shumë e rëndësishme t’i mbani sytë hapur gjatë dredhimit të qerpikëve. E, për rezultate më të mira duhet të siguroheni që dredhuesi i qerpikëve i afrohet shumë lëkurës suaj, pa e prekur atë.

5. Përdorni lugë

Edhe nëse nuk keni dredhues të qerpikëve, gjithmonë mund ta gjeni një alternativë më të përshtatshme. Thjesht, përdoreni lugën! Pasi që ta keni pastruar lugën mirë e mirë, vendoseni atë me pjesën e dalë jashtë tek qerpikët dhe dredhoni me kujdes.

6. Përdorni gishtërinjtë për dredhimin e qerpikëve

Për t’i dredhuar qerpikët mund të mos keni nevojë për dredhues apo për lugë. E tëra që duhet të bëni është t’i pastroni duart me ujë të ngrohtë dhe t’i dredhoni qerpikët duke përdorur gishtërinj të lagtë. 

(Kosova Sot)