< Ja si ta përgatisni pastruesin natyral për fytyrë - Femra - Kosova Sot
Ja si ta pėrgatisni pastruesin natyral pėr fytyrė

Ja si ta pėrgatisni pastruesin natyral pėr fytyrė

Aplikimi i pastruesve për fytyrën është një nga hapat më të rëndësishëm për kujdesin ndaj lëkurës, si për meshkujt po ashtu edhe për femrat. Produktet e tilla janë të dizajnuara të heqin papastërtitë që për fat të keq grumbullohen në sipërfaqen dhe poret e lëkurës. Falë nutrienteve që ofrojnë përbërësit natyralë, janë ideale për mbrojtjen e qelizave nga efektet e dëmshme të radikaleve të lira, transmeton gazeta Kosova Sot. Problem është se opsionet komerciale janë të shtrenjta dhe përplot me kemikate, derisa kanë edhe efekte të dëmshëm anësore. Për këtë arsye, shumë njerëz përcaktohen për produkte me përbërës natyralë, kushtojnë më pak dhe ofrojnë të njëjtat efekte të dobishme pa shkaktuar efekte të dëmshme anësore. Këtu sjellim një recetë me sodën e bukës dhe vajin e kokosit.

Image

 

PASTRUESI PËR FYTYRËN ME SODË TË BUKËS DHE VAJ KOKOSI

Kombinimi i sodës së bukës me vajin e kokosit ofrojnë një pastrues natyral i cili, në krahasim me produktet komerciale, nuk përmban përbërës me kemikate agresive. Formula e kësaj recete është e përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës. Lëkurës i ofroni një dukje më të butë dhe më të shëndetshme. Të dy përbërësit së basku rregullojnë pH-në e lëkurës dhe parandalojnë prodhimin e tepërt të vajrave dhe çrregullimet të tjera.

Image

 

VETITË SHËRUESE TË SODËS SË BUKËS

Soda e bukës ka efekte të shumta shëndetësore dhe përdorime në kozmetikë të cilat njihet tash e qindra vite.

• Përbërësit e saj pastrojnë lëkurën, minimizojnë prodhimin e tepërt të sebumit dhe akumulimin e qelizave të vdekura.

• Me lehtësi largon poret në fytyrë, që ndihmon në heqjen e njollave të zeza.

• Veprimet e saj alkaline promovojnë ekuilibrin në pH-në e fytyrës, duke parandaluar reaksionet alergjike, infeksionet dhe çrregullimet e tjera në lëkurë.

 • Nutrientet në sodën e bukës stimulojnë aktivitetet e qelizave duke parandaluar kështu plakjen e hershme.

 

Image

 

VETITË SHËRUESE TË VAJIT TË KOKOSIT

 Pa kurrfarë dyshimi, vaji i kokosit ka siguruar një pozitë shumë të rëndësishme si një alternative për prodhimet e kozmetikës.

 • Posedon aminoacidet që ndihmojnë në hidratimi e lëkurës pa dëmtuar prodhimin e vajrave natyrale. • Përmban proteina të cilësisë së lartë që janë të domosdoshme për të stimuluar rigjallërimin e qelizave. • Megjithëse struktura e tij është e yndyrshme, nuk shkakton akne apo gjëndra.

 • Përkundrazi, përbërësit e vajit të kokosit janë antibakterialë, pastrojnë poret dhe njollat që shkaktohen si pasojë e disa parazitëve.

Image

 

PËRGATITJA E PASTRUESIT PËR FYTYRË

Përgatitja e pastruesit të fytyrës nuk merr shumë kohë dhe, mbi të gjitha, ju ndihmon të kurseni të holla. Përbërësit:

• ½ e gotës sodë e bukës (75 g),

 • 1 gotë vaj kokosi organik (200 g).

 Përgatitja:

• Vajin e kokosit e vendosni në një enë rezistente ndaj të ngrohtit dhe treteni vajin.

• Kur të jetë tretur, shtoni sodën e bukës dhe përzieni me lugë të drunjtë.

• Sigurohuni që të jenë përzier mirë dhe e lini të ftohet në temperature të dhomës.

• Për fund, e vendosni në një kavanoz qelqi me kapak, e ruani në një vend të thatë.

 Si ta aplikoni:

• Merrni aq produkt sa keni nevojë dhe e aplikoni në fytyrën tuaj me lëvizje qarkore.

 • Nëse dëshironi, mund ta aplikoni edhe në qafë dhe në gjoks.

• E lini të veprojë për rreth 5 minute dhe e shpëlani me ujë të vakët.

• Përsëriteni 3 herë në javë, si pastrues i thellë i lëkurës.

• Preferohet ta përdorni gjatë natës.

(Kosova Sot)

11 orë e 19 minuta më parë