< Zgjidhet ngjyra më e bukur për thonj për vjeshtën e 2017-ës - Femra - Kosova Sot
Zgjidhet ngjyra mė e bukur pėr thonj pėr vjeshtėn e 2017-ės

Zgjidhet ngjyra mė e bukur pėr thonj pėr vjeshtėn e 2017-ės

Me të madhe jemi njohur me trendët më të mëdhenj të modës për sa i përket veshjes, aksesorëve dhe këpucëve e çizmeve, e tash radhën e ka manikyri, transmeton gazeta Kosova Sot. Thonjtë mirë të rregulluar, si dhe zgjedhja e llakut të thoit flet shumë për stilin dhe shijen e femrës derisa zbulon edhe faktin nëse përcjellë trendët apo jo. Këtë vjeshtë janë prezantuar lloje të shumta të llakut dhe nuanca që shumë femra nuk mund t'ju bëjnë ballë, por ne kemi dalluar një ngjyrë që është theksuar si ngjyra më në trend. Në pyetje është ngjyra e portokalltë. Me siguri shtroni pyetje përse kjo nuancë e "thjeshtë"? Përkundrazi, nuanca e portokalltë do të shihet në të gjitha anët, është e veçantë dhe më ndryshe se ajo klasike e kungullit. Manikyri në ngjyrë të portokalltë me nëntone të kuqe që nga pak tërheq nga ngjyra e ndryshkut është bërë hit i madh dhe me sa duket, nuk do të largohet me vjeshtën. Duket hatashëm në thonj të gjatë, e sidomos theksohet kur aplikohet me unaza të arta nëpër gishtërinj. Pa marrë parasysh se cilën nuancë e zgjidhni, kjo e portokallta do t'ju bëjë të dukeni elegante. A jeni të gatshme për ta provuar?

(Kosova Sot)

22 orë e 20 minuta më parë