< Për një nënë moderne: Veshjet praktike dhe të rehatshme në hit ngjyrën e vjeshtës - Femra - Kosova Sot
Pėr njė nėnė moderne: Veshjet praktike dhe tė rehatshme nė hit ngjyrėn e vjeshtės

Pėr njė nėnė moderne: Veshjet praktike dhe tė rehatshme nė hit ngjyrėn e vjeshtės

Vjeshta është periudha kohore e ngjyrosur me nuancat më të bukura dhe më të veçanta, por është një ngjyrë që po dallohet nga të tjerat, është ajo e portokallta e mbylltë. Për dikë ngjyrat e preferuara janë pikërisht ato që i sjell stina e vjeshtës, e një prej këtyre ngjyrave është një hit i vërtetë gjatë këtij sezoni kur moda është në pyetje. Ka dhe shumë veshje që i kemi ndarë për juve që do ta pushtojnë këtë sezon. Nuancat e portokallta të kungullit me nën-tone me ngjyrë ezmere janë inspirimi më i madh i brendëve të modës për këtë stinë të vjeshtës. Cilado qoftë veshje në këtë ngjyrë secilin kombinim do ta bëjë që të lë gjurmë kudo që të shfaqet, e adhurueset e kësaj stine dhe kësaj ngjyre kurrsesi se do të mund t'i bëjnë ballë. 

(Kosova Sot)

19 orë e 48 minuta më parë