Gështenja forcon flokun

  • 01 November 2017 - 09:21
Gështenja forcon flokun

Ae keni ditur se gështenja e egër forcon flokun? Nën lëvoren e saj të butë, fshihet një burim me minerale, niseshte, vitamina. Gështenja e egër po ashtu përmban taninë që përshpejton rritjen e flokut. Për t'u bindur në këtë veti shëruese, përgatiteni vetë losionin vendor. Rreth 70 gramë të qëruar dhe të bluar të gështenjës së egër i përzieni me një litër ujë dhe i zieni për 20 minuta. E kulloni, prisni që të ftohet paksa, e lëngun e fituar e aplikoni në flokë menjëherë pasi t'i keni pastruar ato. Losionin e aplikoni tri herë në javë, për së paku një muaj. 

(Kosova Sot)