Përgatitni vetë letrat e lagura për të hequr grimin

  • 02 November 2017 - 08:44
Përgatitni vetë letrat e lagura për të hequr grimin

Nëse blini letra të lagura për pastrimin e fytyrës me gjasë e keni vërejtur sa kushtojnë. Ta qëlloni se cila sasi e qumështit është e mjaftueshme për krejt fytyrën, di të jetë e lodhshme. Për fat, ekzistojnë zgjidhje të thjeshta që nuk kërkojnë edhe shumë mund, transmeton gazeta Kosova Sot. Krejt çfarë ju nevojitet është ujë, vaj kokosi. Nëse dëshironi të jeni më kreativë mund të shtoni vaj lisi që ndikon si mbrojtës i shëndetit të lëkurës tuaj. Përbërësit e nevojshëm: - 3 lugë vaj kokosi, - 1 gotë ujë, - ¼ e lugës vaj lisi. Si ta përgatisni: Të gjithë përbërësit i derdhni në një enë të pastër dhe me kujdes i përzieni. Më pas letrat apo shaminë e vendosni në kavanoz prej qelqit derisa sipër ia hidhni përzierjen. Lini letrat apo shaminë aty derisa ta thithin lëngun. Më pas e mbyllni me kapak dhe kënaquni duke pastruar fytyrën.

(Kosova Sot)