'Eyeliner'-i 'ombre' - virusi i grimit që po dridh 'Instagram'-in

  • 03 November 2017 - 08:39
'Eyeliner'-i 'ombre' - virusi i grimit që po dridh 'Instagram'-in

Teknika 'ombre' përfundimisht ka mbizotëruar kur rutina e zbukurimit është në pyetje - stili 'ombre' i flokut, thonjtë, e tani edhe 'eyeliner'-i. Ky prodhim kozmetike gjithsesi se është një prej të preferuarave të zonjave, sidomos atyre që duan të arrijnë një dukje dramatike dhe të theksuar të syve. Grimi në formë të maces, grimi arab, e madje edhe 'eyeliner'-i përmbys - të gjitha këto ishin tema që ju kanë ndihmuar që të dukeni mirë, e tash erdhi koha t'jua prezantojmë edhe këtë trend në grim në të cilin po pushtohet 'Instagram'-i - 'eyeliner'-i 'ombre', transmeton gazeta Kosova Sot. Artistët e grimit në mbarë botën na sugjerojnë që në botën e grimit po mbizotëron një trend i ri, e këtu zakonisht është 'Instagram'-i që prezanton lasnimin e tyre. Te 'eyeliner'- i 'ombre' lejohet liria artistike - ngjyra të buta, linja të pazakonshme dhe të theksuara të 'eyeliner'-it dhe ky trend është bërë sfidues për shumë, kur grimi i syve është në pyetje. Artistët e grimit këshillojnë që, për ta arritur këtë trend, të përdorin atë të lëngshëm, në fakt disa prej tyre në nuanca e ngjyra të ndryshme. Ideale është të zgjidhni dy apo tre të ndryshëm, më pas me precizitet t'i aplikoni në sy. Ngjyrat mund të kombinohen edhe me ngjyrat apo hijet për sy.

(Kosova Sot)