< Rutina e grimit për vetëm 90 sekonda! - Femra - Kosova Sot
Rutina e grimit pėr vetėm 90 sekonda!

Rutina e grimit pėr vetėm 90 sekonda!

Pa marrë parasysh se sa duan të duken të bukura në secilin rast, disa femra thjesht nuk kanë kohë që të kënaqen duke rregulluar grimin, që të eksperimentojnë para pasqyrës dhe të luajnë me lloje të ndryshme të stileve të grimit. Për fat të mirë, trendët si dukja monokrome mundësojnë arritjen e dukjes efektive dhe tërheqëse në vetëm disa minuta - apo edhe për 90 sekonda. Natyrisht, për kaq kohë nuk mund të përgatiteni për martesë, por mund të mburren me teknikën e "smokey eyes". Mirëpo, nëse jeni për ngut , ju nevojiten vetëm 90 sekonda për freskimin e dukjes dhe të jeni të lumtura për atë që shikoni në pasqyrë.

Hapi 1: Pastrojeni fytyrën. Pastaj aplikoni krem hidratues që më së shumti i përshtatet llojit tuaj të lëkurës.

Hapi 2: Aplikoni pudrën tuaj të lëngshme të preferuar me ndihmën e një brushës që ju përshtatet apo me "beauty blender". Për këtë nuk ju duhen më shumë se 45 sekonda!

Hapi 3: Pastaj, me korrektor të lehtë e të ndritshëm se teni juaj mbuloni qeskat e errëta nën sy dhe parregullsitë tjera në fytyrë. Për këtë më së miri përdorni brushën për aplikimin e korrektorit, që është më e vogël sesa brusha për pudër.

Hapi 4: Nëse ende nuk keni marrë buzëkuq të lëngshëm, detyrimisht bëjeni sa më shpejtë. Ky prodhim, që falë formulës tuaj lehtë aplikohet, është shumë praktik dhe i thjeshtë për përmirësim gjatë ditës. Hapi 5: Ju mbetet kohë e mjaftueshme për të aplikuar maskarën.  

(Kosova Sot)

13 orë e 17 minuta më parë