MASKA NATYRALE PËR FYTYRË ME ASPIRINË DHE MJALTË

  • 05 November 2017 - 08:27
MASKA NATYRALE PËR FYTYRË ME ASPIRINË DHE MJALTË

Industria e kozmetikës ka zhvilluar mijëra produkte të bukurisë për ta bërë lëkurën që të duket më mirë dhe për të parandaluar shenjat e plakjes së parakohshme. Ndonëse shumica e këtyre produkteve janë të shtrenjta, në treg ka shumë alternativa të përballueshme, të cilat mund t'i përdorni për rutinën tuaj të bukurisë. Për më tepër, disa prej kemikaleve që gjenden në këto produkte janë të dëmshme dhe mund të shkaktojnë reaksione alergjike. Për shkak të kësaj, shumë femra po provojnë alternativa natyrale. Këto alternativa përbëhen nga përbërës që janë të lehtë për t'u gjendur në treg. Kjo vlen sidomos për përzierjen e mjaltit me aspirinë, që krijon një maskë në formë kremi, që ka veti të atilla që ju ndihmon ta fitoni një fytyrë të freskët, trasmeton gazeta Kosova Sot.

KREMI NATYRAL PËR TRAJTIMIN E LËKURËS

Aspirina është një qetë- sues dhimbjesh që shitet kudo. Ajo qetëson dhimbjet e kokës, tensionin e muskujve dhe ndihmon në problemet me qarkullimin e gjakut. Ajo që me shumë gjasë nuk e keni ditur është që aspirina përmban komponentë që ndihmojnë lëkurën tuaj. Kjo vlen sidomos për lëkurën e fytyrës. Kjo për shkak se ajo përmban sasi të madhe të acidit hidroksid, acid që përdoret në shumë kremra qetësimi dhe në shumë produkte për kujdes ndaj lëkurës. Përdorimi i tij në lëkurë zvogëlon edhe shpërfaqjen e shenjave të zeza, si dhe në eliminimin e qelizave të vdekura të lëkurës. Përveç kësaj, maska e krijuar me aspirinë dhe mjaltë ka edhe veti anti-pezmatimit. Kjo u ndihmon femrave që kanë akne dhe lëkurë të ndjeshme. Përzierja e aspirinës me mjaltë krijon një trajtim rigjallërues. Ky krem zvogëlon rrudhat e thella, qetëson djegiet e lëkurës dhe redukton efektin e radikalëve të lirë. Maska në fjalë rekomandohet për të gjitha llojet e lëkurës. Maska në fjalë nuk e ndryshon prodhimin natyral të yndyrës dhe rregullon nivelet e pH-së. Ajo gjithashtu ndihmon edhe në eliminimin e yndyrës së tepërt që akumulohet në pore. Kjo është një maskë natyrale e lehtë dhe aspak e kushtueshme. E vetmja gjë që meriton t'i kushtoni më shumë vëmendje është origjina e mjaltit që e përdorni. Mjalti duhet të jetë organik, në mënyrë që të keni sa më shumë përfitime. Përbërësit: 4 tableta aspirinë; 2 lugë gjelle mjaltë organike; 1 lugë gjelle ujë; 5 pika vitaminë E. Instruksione: Shtypeni mirë aspirinën derisa të krijohet një masë në formë pluhuri. Shtojeni ujin dhe përzieni mirë derisa të krijohet një pastë e trashë. Përzieni përzierjen me mjaltë organike dhe është opsionale që ta shtoni edhe vitaminën E në fund. Aplikimi: Para se ta aplikoni maskën, pastrojeni fytyrën. Pastrimi duhet bërë me ujë të vaktë dhe një sapun neutral. Sigurohuni që ta largoni gjithë grimin me qumësht ose vaj për pastrim. Kur të jeni gati, merreni sasinë e kremit që ju nevojitet. Pastaj, shpërndajeni gjithandej nëpër fytyrë. Tregoni kujdes kur e aplikoni përreth gojës dhe syve. Nëse është e mundur, aplikojeni maskën edhe në qafë, për t'i nxjerrë përfitimet më të mira. Bëjini masazh lëkurës për rreth tre minuta dhe lëreni maskën që ta kryej punën e vet për dhjetë minuta. Kur të mbarojë koha, pastrojeni fytyrën me ujë të vaktë. Përfundojeni trajtimin me zbutës. Në fillim, trajtimin duhet ta bëni dy ose tri herë në javë, pastaj, një herë në javë mjafton. Menjëherë lëkura juaj do të fillojë të ndihet më e pastër, më e butë dhe e rigjallëruar. Megjithatë, nëse e përdorni vazhdimisht kremin, do të vëreni edhe efekte tjera. Disa nga këto efekte përfshijnë pore më të vogla, reduktim të shenjave të zeza dhe më pak pezmatim dhe ënjtje të lëkurës. Para se ta përdorni kremin në gjithë fytyrën, filloni ta testoni kremin në zona më të vogla të lëkurës. Ky është një hap i rëndë- sishëm sepse jua mundëson ta kuptoni se çfarë reagimesh mund të keni. Zakonisht, ky krem nuk sjellë efekte anësore të padëshirueshme. Megjithatë, nuk mund të përjashtohet mundësia e ndonjë efekti të padëshiruar, me disa lloje të lëkurës. Filloni ta përdorni kremin në rutinën tuaj të bukurisë dhe mbajeni në mend që nuk keni nevojë të shpenzoni një pasuri të tërë në kozmetika profesionale për ta arritur një lëkurë tërheqëse.

(Kosova Sot)