Cilën qafore do ta mbanit? Ja çfarë thotë për personalitetin tuaj

  • 05 November 2017 - 16:43
Cilën qafore do ta mbanit? Ja çfarë thotë për personalitetin tuaj

Shikoni këto gjashtë qafore dhe përzgjidhni atë që më së shumti ju pëlqen. Përfundi do të gjeni listën e personalitetit, varësisht nga qaforja që e keni zgjedhur.

1. Disku i argjendtë

Ju jeni person me stil klasik dhe nuk pëlqeni të rrezikoni për ndryshime të panevojshme. Nëse diçka nuk ju shkon sipas planit, shpejtë mërziteni. Jeni person i zjarrtë. Është me rëndësi të jeni të vetëdijshëm se gjithçka rrjedhë dhe ndryshon. Pra, provoni të jini më të lirë.

2. Rrethi i artë

Ju jeni person, disponimi i të cilës ndryshon me shpejtësinë e dritës. Ndryshoni shpejtë dhe me gjasë keni disa hobi të ndryshëm dhe e keni të vështirë të përqendroheni vetëm në njërin prej tyre. Nuk ka asgjë negative në personalitetin tuaj. Jeni kështu siç jeni, vetëm provoni të shmangni reagimin impulsiv.

3. Varësja e kaltër

Ju jeni person i lumtur, që fati ju rrethon, e ju nuk jeni të vetëdijshme për këtë. Këshilla më e mirë - mos luani me fatin tuaj. Derisa nuk e humbni qetësinë, fati gjithmonë do të jetë në anën tuaj. Mbani mend, pasuria favorizon ata që e vlerësojnë.

4. Zemra e lidhur Ju jeni person me qartësi të madhe mendore, por edhe jeni naivë. Kënaqeni në të gjitha detajet e vogla, madje edhe këndimi i zogjve mundet t'ju ofrojë kënaqësi. Njerëzit si ju për kohë të gjatë e ruajnë rininë, nga brenda dhe nga jashtë. Mirëpo, duhet pasur kujdes mos të bllokoheni në fëmijërinë tuaj dhe të mësoheni që si të pjekur të merreni me situata të ndryshme.

5. Zemra e artë

Ju jeni person që kujdeset për dashurinë më shumë se për çdo gjë tjetër në jetë. Kështu jeni të hatashëm në të gjitha lidhjet, e jo vetëm në ato romantike. Në fëmijëri e keni mësuar se jeta nuk është plotë pa dashuri. Pra, provoni ta gjeni më të mirën te të tjerët, e buzëqeshja juaj është dhurata më e mirë për ta.

6.  Harku i argjendtë

Ju jeni person shumë femëror. Njerëzit zakonisht ju shohin si person të qetë. Gjithmonë tentoni ta mbani buzëqeshjen në fytyrë dhe besoni në dashurinë e vërtetë.

(Kosova Sot)