Liri dhe uji bëjnë çudinë për 12 ditë

  • 06 November 2017 - 08:43
Liri dhe uji bëjnë çudinë për 12 ditë

Përzierja e lirit me ujin ndihmon te shumë probleme me lëkurën. A e keni ditur ju pra se ekziston një tretman natyral, pas të cilit për 12 ditë nuk do ta njihnit veten? Nëse keni probleme me rrudhat, provojeni sa më parë. Fshehtësia qëndron në farat e lirit, që me përbërësit e vet shërues ndikon në përmirësimin e indit nënlëkurë, përtërinë qelizat yndyrore dhe kthen dukjen e përtërirë në hapësirën përreth mjekrës, e sidomos edhe në hapësirat e ndjeshme të fytyrës, pra përreth syve, ku lëkura është më e hollë dhe ku është më e prirë për t'u shfaqur rrudhat. Një lugë me fara të lirit e derdhni në një tepsi dhe e mbuloni me një të tretën e gotës me ujë të vluar, e përzieni për disa minuta e më pas e mbuloni dhe e lini deri në mbrëmje. Masën e ujit në formë të xhelit tashmë e aplikoni në fytyrën e pastruar mirë paraprakisht. Mund ta aplikoni edhe në qafë. Kur maska të jetë tharë, e aplikoni përsëri. Këtë procedurë ta përsëritni për pesë herë. 

Efektet e maskës nga farat e lirit:

- Ngrit linjat e fytyrës dhe e shtrëngon lëkurën; - Pakëson poret e gjera; - Hidraton lëkurën; - Shërben edhe si piling për lëkurë; - Pakëson sebumin shtesë në lëkurën e yndyrshme; - Ndihmon në parandalimin dhe formimin e akneve dhe heq puçrrat nga fytyra; - Parandalon formimin e rrudhave dhe eliminimin njollat e errëta dhe ngadalëson plakjen. 

(Kosova Sot)