Ekspertja zbulon gabimet më të mëdha që bëhen ndaj kujdesit të lëkurës

  • 06 November 2017 - 14:43
Ekspertja zbulon gabimet më të mëdha që bëhen ndaj kujdesit të lëkurës

Ekspertja e lëkurës, që qëndron prapa hijeshisë së çehres me shkëlqim të Jennifer Lopez-it, ka zbuluar disa nga mëkatet më të mëdha që bëhen nga femrat britanike, kur bëhet fjalë për kujdesin ndaj lëkurës. Nichola Joss, e cila kujdeset për lëkurën e shumë yjeve, thotë se fytyra duhet të qëndrojë së paku katër orë para se të aplikohen produkte të ndryshme të grimit, si dhe këshillon femrat e reja se e dëmtojnë fytyrën e tyre duke aplikuar 'shtresa të ndryshme të grimit'. Duke folur në mënyrë ekskluzive për "MailOnline FEMAIL", Nichola shpjegon përse disa shprehi mund ta dëmtojnë fytyrën. Ajo po ashtu ka folur për disa nga fshehtësitë e çehres pa të meta të bukuroshes 48 vjeçe, latines J.Lo.

Pastrimi jo i duhur

Image

'Nëse nuk e hiqni si duhet pastruesin, grimcat e tyre depërtojnë thellë në lëkurë', shpjegon Nichola. 'Kjo dërgon drejt kongjestioni dhe shkakton shpërthim e po ashtu edhe çekuilibër të nivelit të pH-së. Duhet të siguroheni se keni hequr mirë pastruesit e fytyrës. 'Në mbrëmje, unë gjithmonë përkujdesem të heq zgjyrën e ambientit e më pas e bëj dhe një pastrim të dytë ta pastroj lëkurën më thellë'.

Anashkalimi i tonerit

Image

'Ky është një prej elementëve më të rëndësishëm për të mbajtur lëkurën të pastruar dhe ta ruajnë nivelin e vet të pH-së', shpjegon Nichola. 'Mund ta riekuilibrojë, ta freskojë dhe të heqë grimcat e pastruesve që janë ende në lëkurë - si dhe ndihmon në heqjen e pastruesit'.

Aplikimi i grimit të tepërt

Image

'Sot vajzat në moshën e tyre njëzet vjeçe aplikojnë shumë më tepër grim, shtresa dhe shkëlqyes, që mund të jenë shumë të dëmshëm, sepse lëkura e tyre është në ndërtim e sipër', thotë Nichola. 'Gjëja më e rëndësishme është ta hiqni gjithë grimin dhe të bëni një pastrim të butë. Grimi i tepërt shkakton kongjestion'.

 Përshpejtimi i rutinës tuaj

 'Do të ishte imperative që regjimit e kujdesin ndaj lëkurës ta ndani në disa faza', thotë Nichola. 'Porsa të arrini në shtëpi, puna e parë që duhet të bëni është ta hiqni zgjyrën dhe ndotjet që vijnë si pasojë e ambientit të jashtëm, dhe ta lini lëkurën të pushojë nga produktet e rënda, si ato kundër plakjes, për shembull. Bëjeni këtë dhe e lini lëkurën të pushojë për së paku tre apo katër orë. Dhe më pas, kur aplikoni një vaj gjatë kohës para gjumit, këto produkte kanë kohën dhe mundësinë për të vepruar'.

Image

 

(Kosova Sot)