< Ngjyra e rrobave tregon gjithçka për ne - Femra - Kosova Sot
Ngjyra e rrobave tregon gjithēka pėr ne

Ngjyra e rrobave tregon gjithēka pėr ne

A e dini se ngjyra e rrobave që vishni flet më shumë për ju sesa që do të donit?

Ngjyrat e rrobave dhe aksesorëve të modës, të cilat i bartim, iu dërgojnë të tjerëve mesazhe rreth karakterit tonë, disponimit dhe sjelljeve tona.

NGJYRA E ZEZË

Nëse shpesh bartni rroba të zeza, atëherë doni ta leni përshtypjen e një personi vështirë të qasshëm. Jo rrallë, këtë ngjyrë e bartin edhe personat që fshehin diçka dhe që ndihen tepër të vetmuar. Pra, ngjyra e zezë nuk është vetëm ngjyra që fsheh kilet e tepërta, por fshehë edhe shumëçka në zemrën tonë.

NGJYRA E KUQE

Personat të cilat potencojnë rrobat e kuqe, duan që të tregojnë se pëlcasin nga vetëbesimi. Ata janë pasionues dhe duan që të gjithëve t'ua bëjnë me dije se nuk do të lejojnë ndokënd t'i pengojë, apo maltretojë.

NGJYRA E GJELBËR

Ngjyra e gjelbër, sidomos ajo e errët, lë përshtypjen e fuqisë dhe pasurisë. Stilistët thonë se shumica e njerëzve nuk dinë si ta bartin këtë ngjyrë, meqë ajo kërkon qëndrim dhe vetëbesim.

NGJYRA ROZË

Rrobat me këtë ngjyrë i bartin njerëzit që janë të hapur ndaj të tjerëve dhe që janë tepër të butë. Po ashtu, ngjyra rozë është përzgjedhje edhe e atyre që duan dikush t'iu afrohet.

NGJYRA E KALTËR

Rrobat me ngjyrë të kaltër kryesisht barten nga njerëzit të cilët i quajmë "bensedin". Këta persona janë të qetë dhe të matur dhe mundohen gjithmonë që t'i qetësojnë të tjerët, që janë të nervozuar.

(Kosova Sot)

6 orë e 18 minuta më parë