Si të keni një trup si të Nicole Scherzinger

  • 08 November 2017 - 08:58
Si të keni një trup si të Nicole Scherzinger

Dikur ishte "Pussycat Doll", që në mënyrë të famshme e ekspozonte linjën e saj në skenë. Më pas, ajo u shndërrua në jurinë te shfaqja e talenteve në "ITV", që njihet si "X Factor". Përderisa ajo njihet për talentin dhe karrierën e saj të bujshme si këngëtare, Nicole Scherzinger po ashtu njihet edhe për linjat e saj vrasëse. Në fakt, ditë më parë kishte veshur një fustan që ia kishte zbuluar fort ijët e saj. Këngëtarja 39 vjeçe bën shumë ushtrime, edhe pse ka një agjendë të ngjeshur, që edhe i shpjegon linjat e saj. 'Në një ushtrim tipik unë vrapoj për rreth 20 minuta në traken vrapuese, më pas bëj disa pompa", thotë ajo. Ajo po ashtu bën jogë dhe ec nëpër male dhe terrene të vështira. Si të veproni: qëndroni me këmbët shtrirë e më pas prekni gjunjët, mbani stomakun shtrëngueshëm, ulni ijët dhe ngrini duart lart. Kontrolloni muskujt. 

(Kosova Sot)